Tahiri i uron arqipeshkvit të Tivarit festën e Pashkëve

Në mesazhin e z. Tahiri thuhet: “I nderuar shkëlqesi, monsinjor Zef Gashi! Me rastin e festës së Pashkëve shpreh për Ju dhe për të gjithë besimtarët katolikë shqiptarë, kudo që jetojnë dhe punojnë, urimet e mia më të ngrohta e të përzemërta. Uroj nga zemra që kjo festë e cila mishëron ringjalljen dhe shpresën dhe na kujton sakrificën sublime të Jezu Krishtit , pas kalvarit të mundimeve, dhe ngadhënjimin e jetës mbi vdekjen, të shërbejë si ringjallje e shpresës për ditë më të mira dhe si një shembull sakrifice dhe përkushtimi që ne si shqiptarë duhet të tregojmë ndaj njëri-tjetrit kudo që ndodhemi. Në këtë festë të mirësisë, paqes dhe harmonisë le t’i lutemi Zotit të përbashkët që ringjallja të vijë për mbarë njerëzimin drejt një jete të plotkuptimshme, të liruar nga mëkatet, nga vuajtjet, nga dhuna, nga shtypja dhe nga urrejtja. Shëndet, gëzim, paqe e harmoni për të cilën popujt kanë nevojë. Gëzuar Pashkët për shumë mot! Qofshi të bekuar në jetën Tuaj!”

Gjekë Gjonaj, Ulqin

Furra Tahiri