Shqiptarët e Miçiganit përkujtojnë 98 – Vjetorin e Kryengritjes së Malësisë së Madhe të 1911

Të dielen me 19 prill, nën organizimin e Komunitetit të Kishës Katolike Shqiptare “Shën Pali” në Roçester Hills u organizua mbrëmje përkujtimore kushtuar Kryengritjes së Malësisë së Madhe të vitit 1911.
Të pranishmit i përshëndeti famulltari i kishës Shën Pali Don Anton Kqira dhe kryebashkiaku i Roçester Hills Bryan Barnett.
Fjalen e rastit në këtë mbrëmje e pati aktivisti Gjon Gjokaj. Më pas, shoqata kulturo-artistike Gjergj Kastrioti paraqiti një shfaqje të pergatitur enkas për këtë mbrëmje e cila përfundoi me shfaqjen në skenë të këngëtarit të mirënjohur Lindon Gjelaj i cili argëtoi të pranishmit.
Për dallim nga organizimet e mëparshme, këtij viti salla pran Kishës Shën Pali nuk ishte përplot e mbushur.

Në vijim mund të lexoni fjalimin e Gj. Gjokaj:

Zonja dhe zotri, klerik, motra the vllezente dashtun shqiptar mire mrama, mire mrama I perndershmi Dom Anton Kqira prelat dhe baritor I kesaj keshtjelle te madhe fetare dhe kombetare qe rrite, ruan, pret dhe perciell bijt the bijat e ma te shtrejt te shkabes dy krenare kastriotjane.
Ne fillim me lejoni qe te shprehi ndienjat e nje kenaqsie te jashtzakonshme qe me pershkojn ne kete moment,dhe aq ma teper marr per ndere faktin qe me caktuat te dal para jush si para burrave dhe burrneshave te zgjidhun e krenar te maleve tona dhe te Shqipnis mbar, qe me disa fjale ndoshta jo aq te qelluara me se mirit por qe me burojn naga thellsia ma intime e shpirtit tim, dhe te ju rikujtoj disa epizoda dhe momente dramatike dhe personalitete te kryengritjes se lavdishme te malesis te vitit 1911, e njekosisht te perpiqem te ve ne dukje rendesin jetike qe kjo ngjarje e lavdishme dhe prisi I pa vdekshem I maleve Ded Gjo Luli bashkluftaret dhe leket e malesis, deshmort e Shqipnis paten para 98 vjetete e kan edhe sot e kesaj dite per kauzen ton te shtrejet kombetare per lirin pamvarsin the bashkimin te plot te atdheut tone.
Me fol me hollsi dhe autoritet te nevojshem historik shkencor dhe politik per kryengritjen e malsis per kushtet dhe rrethanat historike e shoqnore te shkaktuara, per lavdit e merituera te lekeve malsor apo per jetshkrimin dhe kontibutin e fatosave gjigant te kombit si Ded Gjo Luli, Luigj Gurakuqi, Mehmet Shpendi, Llesh Nik Daka apo per Noren dhe Trigen dhe sokoleshat tjera te maleve do te duhej nje kohe e gjate dhe njohuni akademike jo vetem te nje shteti te vetem por nje akademije te tere te shkencave dhe arteve.
Per kryengritjen e Malsise se mbi Shkodres dhe krye me komandatin e saj legjendar Ded Gjo Luli dhe falmiljen e tij qe me te madh e me te vogel u shua per atdhe, kan fol e shkrua dietar poet dhe historian ton dhe te huaj, por fakti qe gabohemi eshte se nuke eshte fol as shkrua aq sa vertet e meritonin.
Kryengritja e Malsis shkruan poet yni martir Pater Anton Arapi I solli Shqiperis pamvarsin por edhe Malesise ma te madhen nder.
Eshte e vertet se populli shqiptar I zaptuam por kurr i nenshtruam nga okupatoret e huaj zhvidhoj ma shum se 40 kryengritje te medha gjate 400 vjeteve te robins terko-osmane,
Duke mos llogaritur qendresen legjendare e tepa shoqe ne historin botnore te popullit tone ne shekullin XV nen komanden gjeniale e heroike te krye komandatit tone Gjergj Kastiroti Skenderbeut, por nga te gjitha keto kryengritje masovike qofte ne jug qofte ne veri ne bregdet apo Maqedoni, kryengritja e Malsis apo sic quhet shpesh kryengritja e Ded Gjon Lulit eshte e para kryengritje Shqiptare me programe dhe me qellime te percaktueme e kristalizueme kombetare me kerkesa te qarta dhe te hapura para vetes dhe botes para miqeve dhe anmiqve pra me kerkesa per pamevarsin e plot kombetare dhe tansin toksore dhe administrative te popullit Shqiptare.
Kjo u manifestua qart si ne thirrjet dhe brohoritjet nga goja e trimave qe mesynin karaullat dhe istikamet e anmikut, poashtu edhe nga fjalet topuz te kryekomandantit Ded Gjo Lulit drejtua pashallareve otoman, si dhe Kral Nikolles dinak, hilexhi dhe te pa bese. Edhe ma qart programi I paster kombetar me qellimet definitive per pamvarsin edhe bashkimin kombetar shprehin faktin se kjo ishte kryengritja e pare qe prej perjulles se lavdishme te Kastriotit qe u parapri nga flamuri kuq dhe zi me shqiponjen dykrenare symbol I lavdishem I Kastriotit I cilli fatkeqisht jo vetem nga bota e jashtme por nga pjesa ma e madhe e popullit shqiptar ishte qite ne harres, e bile shqiptaret kishin harruar edhe pamjen dhe formen ma te shejte te kombit, kur eskalitur per here te pare u valvite me krenarin e lirshme dhe te lashte kastriotjane ne duart e Nik Gjelosh Lulit dhe Hile Mosit ne majen e bratiles me 6 prill te vitit 1911.
Ndritja e flamurit kombetar mbi shkrepat e pergjakun te bratiles te malit legjendar Deciq ishte kulminacioni I rilindjes kombetare sShqipetare te filluem nga Arbereshet e Italise gati nji shekull ma pare.Pikerisht prania e flamurit kombetar e distancon kete kryengritje nga te gjitha te me parshmet dhe I nep asaj kuptimin e plot te nje lufte dhe levizje te pergjithshme Shqiptare per te dale si komb dhe shtete ne vete e per te ripertri ktu amanetin e kreshinekve tone gjigant dhe kryetrimit Skenderbeut, per te pa Shqipnin e lire dhe te pamvarun sic thoshte Vaso Pasha,” Zoje ne vete dhe zoje te rand te cilet burrat e dheut Leka I Madh, Pirroja dhe Kastrioti e thirrshin nane.’’
Ngritja e flamurit ne tone kombtare ne Deciq ishte rezultat I te gjitha perpjekjeve te popullit Shqipetar brenda dhe jashte atdheut per te dale nga robnia e huaj dhe per te pengua coptimin e Shqipnis te filluem nga pazardheqet e shemtueme te diplomacis Evropiane qysh ne Kongreset e Shen Stefanit dhe te Berlinit.
Ngritja e flamurit kombetar per here te pare ne trojet Shqiptare mbas 450 vjeteve ishte dhe duhet te mbeti nder datat me te lavdishme te historise tone kombtare, kryengritja e vitit 1911 ishte beteje e te gjitha forcave liridashese shqiptare, pra pjese e levizjes pan-shqiptare per liri dhe bashkim kombtare te plote te Shqipnis pa marr para syshe se luftimet ne Deciq, Gjelevik, Qafte te Ugles, Bukoviq, Broj, Shipshanik, Dishosh etj, ma se shumtit me koke e paguan burrat e Hotit, Grudes, Trieshit, Kelmendit, Shkrelit, Kastratit dhe Kojes, duhet te theksohet fakti I pa mohueshem se kryengritja nuk ishte vetem kryengritje lokale e shtat maleve te Malsise se Madhe por e te gjithe Malsive te mbi Shkoders dhe nen Shkodres e ne bashkim te vazhdueshem me trimat e Kosoves te prim nga gjeneralet e maleve Isa Boletini dhe Idris Seferi e te drejtuem nga intelegjenca patriotike Shkodrane ne balle te cileve gjithmone qendronte elita patriotike e klerit si dhe intelektualet partiotik laik si Luigj Gurakuqi, Hil Mosi etj.
Nese thuhet dhe vertetohet ne menyre te pa kundershtueshme se kryengritja e Malsis ishte nje kryengritje me qellime dhe masa pan shqiptare e si I tille guri themeltar I pamvarsis tone kombetare, ateher smund te mos vem ne dukje sa do eshte than dhe shkrua per rolin dhe ransin historike te kesaj kryengritje ne planin e pergjithshem kombetar prap se prap vendi dhe pozita e saj ne kalendarin tone historik nuk eshte caktuar sa duhet dhe si duhet. Pike se pari as nje qeveri e deri tanishme shqiptare dhe as nje istitucion kulturore brenda dhe jashte atdheut per deri tash nuk I jane qase me nje za te lavdrueshem qe eshte percaktim objektiv e te pa anshem te rrolit te ransis se kryengritjes se Malsis per historin e djeshme te sotme dhe te ardhmen tone kombetare, pjesa ma e madhe e popullit shqiptare sot I ngatrron festen e flamurit dhe diten e pamvarsis kombetare. Po te ishte percatua drejt kalendari histrik do te kishte nje fest te vecante te flamurit dhe nje te pamvarsise.
Festa e flamurit per gjith popullin shqiptar deshti ta pranoj apo nuk deshti ta pranoj dikush lidhet me kryengritjen e Malsise dhe ajo duhet te caktohet dhe festohet nga I gjithe populli shqiptar si feste kombtare 6 Prill 1911, kur per here te pare pas 450 robnie ne Deciq u valvit dhe rrezatoj shqiponja dy krenare ne token tone Arbnore. Kjo nuk do te thote se duhet ti zbris vlera e ransis se panvarsis te 28 Nantorit te vitit 1912 apo te Kastriotit 1443 qe shenoj fitoren e vertet dhe meriton rrespektin dhe lavdine e festes numer 1 kombetare.
Qellimi yne nuk eshte te kritikojm por me te drejt ne kete pikpamje u bejme vrejte qarqeve politike shoqrore istitucioneve dhe individeve kompetent per trajtimin real dhe objektiv te datave historike dhe ransise se tyre per kalendarin tone kombetare te cilit nuk ja kane percaktuar rendin e merituar kryengritjes se Ded Gjon Lulit .
Me kete rast poashtu duam tu bejme verejte disa shqipfolsave qe kryengritjen e Malsise duan ta permblellin ne suaza lokaliste si qendres fisnore apo te dy tri fiseve. Pikpamejet e ketilla jane ne kundershtim me faktet historike. Eshte e vertet se Ded Gjon Lu
li ishte nder iniciatoret e kryengritjes ne vllaznin e Hotit me njerzit e vet nga Traboini, por nuk duhet harrua se Ded Gjo Luli dhe leket e tij tue mesy postat turke ne Traboin dhe Rapshe nuk mesyn me marr gjaqe as per te zgjanua chifliqet e Hotit as Malsis port per te perzan okupatoret 500 vjecar turk nga toka Arbnore dhe per ta ba Shqipnin e lire prej Mitrovicet deri Janine e prej Tivarit deri ne Manastir.
Sipas marrveshjes me 20 djem te zgjillur te Hotit dhe te Grudes Ded Gjo Luli mesuni postat kufitare turke dhe I muar ato derisa lajmtaret e tij leshuan kushtrimin ne Triesh, Grude, Kelmend dhe Koje kurse Marash Uci e Deli Meta kushtrimonin Shkrelin dhe Kastratin. Lufta ne Qepur, Qafe te Ugles, Bratil dhe Deciq menjehere u ba pjes e frontin qe kishte perfshi malet e Malsie, keshtu qe prej 20 kryengitesve te pare kryengritja u rrit ne 3000 luftar nga te gjitha viset e Malsise dhe Dukagjinit me nje flaj I madh e I vogel gra pleq e femi kush me pushke e kush me kmesa u banin rrezistence trupave ndershkuese te Dergut Pashes qe vinte nga Shkodra dhe te Etem Pashes qe vinte nga Gucia I cili ishite versul Kelmendit dhe Shales para vitit 1911. Qysh se ishte kacak kunder hyrjetit Ded Gjo LuLi kishte per krah te djatht parin e djemnis se Shales Mehmend Shpendin, padyshin njeri nga figurat ma te shelqyeshme patriotike qe kan lind nenat tona.
Malsia e Dukagjinit dhe ajo e Gjakoves I siguronin strehim te sigurte Ded Gjo Lulit sa here qe aj ndjekej nga autoritetet Turke shum here ai kishte jetuar ne bese te sigurte te Ali Binkakut dhe shum here ai ishte prite dhe perciel nga djemina e Shales e komanduar nga Tribuni Mehmet Shpendi, po si Deda ashtu edhe Mehmend Shpendi dhe dy vllaznit e tyne Kosovar Isa Boletini dhe Bajram Qurri per strehim te sigurte kishin zgjellur Trieshin, aty ku ishin strehuar prisat e maleve me robni Zenel Shabani I Kastratit, Prend Marashi I Shkrelit etj.
Per lidhjet e forta e forta te kryengitesve malsor dhe prisat e tune Ded Gjo Luli Mehmend Shpendi me te gjith krahinat e Shqipnis ma se mirit deshmon kuvendi historik I Greces ne te cilin pervec kryengritsave dhe paris se Malsis dhe Dukagjinit moren pjese jo vetem paria perparimtare e Shkoders si Luigj Gurakuqi dhe im Zot Bumci dhe klerik te tjere por edhe te deleguar nga Kosova e deri edhe Ismail Qemali nga Vlora I cili nje vjet ma vone do ta shpalli pamvarsin kombtare dhe si baballar I pamvarsis me nderime ma te nalta do ta pres Ded Gjo Lulin dhe pikerisht flamurin e tij te ngritur ne Deciq do ta ngrehin mbi Godinen e Vlores me crast ai tha: Ja ky eshte Ded Gjo Luli I Hotit pushk e krehun gjithmon per Shqipni. Pervec Ismal Qemalit Ded Gjo Luli bashkpunonte edhe parin e Tosknis me Bajo e Cercis Topullin e Muco Qullin.
Memorandumi I Greces sic duket I perpunuar nga Luigj Gurakuqi ishte nje fare projekt kushtetutet e pare e autonomise Shqiptare qe me 12 pikat e tij te famshme ne Qerrshor te vitit 1912 u vlersua dhe nenshkrua ne bjeshken e Greces qe kristalizoje edhe me shume programin e qart kombetar, qe ju dorzua qeveris turke dhe fuqive te medha Evropiane te kohes. Ne kete dokumnet dalin qart kerkesat e Shqiptave sic e spjegojn thjesht vargjet e kenges:

Ded Gjo Luli shkruan ni leter
Dergut Pashes ja ka cua
Se Shqipnia nuk don tjeter
Vec don vendin me sundua

Kuvendi I Greces nuk ishte thjesht vetem pogram kombetar por edhe grusht I rande per anmiqsit fqinje e sidomos per Malin e Zi I cili kryengritjen u mundua ta perdori per qellime te veta grabitcare, eshte vertet qe Mali I Zi e Kral Nikolla ne fillim u munduan te tregohen ne favor te kryengritjes Malsore, qe posa pushteti Turk te jet dobsua ta rremben Malesin dhe Shkodren, por shpalosja e flamurit ne Deciq me 6 Prill 1911 ia nderpreu te gjitha endrrat dhe iluzjionet Kral Nikolles, dhe keshtu jo vetem se ja nderpreu te gjitha ndihmat por nuk la gur pa luejt tue padit nate e dite te porta e Stambollit per tua shua kryengritjen Malsorve.
Kryengritja anti osmane e Malsorve u kushtoj jeten djemeve ma te zgjellun, po edhe anmikut mija rrashta nizamash te thyeme ne Shipshanik, Dinosh, Qafe te Ugles, Vukel, Broj, Shkrel, Kastrat, Shale e Shosh, Nikaj e Mertur etj. Mund te thuhet se ma ne fund pas depertimit te 70 taborreve Turke qe dogjen dhe shkretuan tane Malesin lufta u ndalua me nje armepushim, por beteja e humbur e malsorve u shenderrua ne fitore historike te Shqiptarve, sepse me ngritjen e flamurit ne Deciq luftimet per liri e pamevarsi do te perfshin jo vetem te gjitha malet e Malesise te mbi Shkoders dhe nen Shkodres por edhe ne gjitha viset e Shqipnis per ta vazhdua deri ne nentor te vitit te ardhshem 1912 ku do te shpallet pamvarsia kombetare.
Madheshtia ma e madhe e Ded Gjo Lulit te Hotit, Mehmet Shpenit te Shales dhe Isa Boletinit te Kosoves dhe prisave te tjer te kryengritjeve te medha qendron pikerisht ne faktin qe ata ishin anmiq te perbetuam te lakmive shoviniste dhe fqinve Serbo-Malazez dhe Bulgaro-Grek. Qeveria Malazeze dhe Kral Nikolla per nje kohe shitej si mik dhe aleat e Shqiptarve, vetem nje vite ma vone gjoja me kryq te Krishtit per qafet sulmoj Malsin dhe Shkodren me preteks per tu ndimuar Shqiptarve te krishten nga zaptuesit turq dhe muhamedan por qellimi I tij do te zbulohet shpejt gjate rrethimit te Shkodres kur me topat e pare te krehun mbi Tarabosh do te gjuaj pikerisht Katedralen e Shkodres e cila u kishte shpetua rrebesheve Turke.
Malazezet dhe Serbet trimat legjendar si Isa Boletinin e Kosoves Ded Gjo Lulin e Malsis dhe Mehmnd Shpendin e Mar Lulen e Shales qe para dy vjetesh gazetat e Cetines dhe Beogradit I queshin bit e vertet te Kastriotit tash per tash per ata ishin ba cuba, hajna dhe bandit lokal.
Qendrimin e vertet te Serbo-Malazeze ndaj kryengritjes Shqiptare do te tregoj ma se miri fakti I fundit te fatosave tane Ded Gjo Luli dhe komandati I Malsis nga forcat Serbe do te vritet me shtat burra Mirditas qe kishin marr strehimin e tij, fatosi I Dukagjinit Mehmend Shpendi qe za e nam kishte ne Dukagjin dhe mare Shqipni do te kapet ne vitin 1915 nga Malazezet dhe do te egzekutohet bashke me luftetaret e tij. Edhe ma tragjike rasti I prisit legjendar te Kosoves Isa Boletinit I cili gjat udhtimit te tij ne Podgoric u pre ne bes, pasi qe qendroj heroikisht u vra te ura e Ribnices bashk me 2 djemt 2 nipa e 3 shok te tij me 23 jan 1916. Keshtu nga dora e zeze Serbo-Malazeze u likuiduan figurat ma te shkelqyeshme te rrezistences Shqiptare, deri sa shumica e krahinave te tyne iu nanshtrua nje kasaphane te vertete,keshtu nga robnia turke Malsia, Ulqini, Tivari, Kraja, Plava, Gucia, Rugova, Rrapshi I Dukagjinit tan Kosova, Maqedonia Shqiptare dhe Camria rane ne ni robin edhe ma te tmerrshme.
Gjakpisat Malazez te terbuam dhe me 30.000 ushtar te vet dhe 20.000 te marrun hua nga Serbia rrethuan Shkodren, por Shkoder Locja u bani rrezistenc te vertete rezistence qe cuditi jo vetem pushtuesit por edhe krejt Europen derisa gazetat e famshme Americane New York Times raportnte per qendresen heroike Shkodrane. Shkodra u muar mbasi Mali I Zi la 12.000 krene ne fushe te Mejdanit por jo me zotsi as me trimni por me tradhtin e shemtueme te Esad Pashes.
Ne Kosove shkretonte ushtira e pashpirt Serbe, kurse ne Cameri e ma nalt ne Korce e Gjirokaster barbaria greke bante kerdi. Shqipetaret me gjithe se te lodhun nga te gjitha keto luftra nuk u dorzuan por rrezistun si ne jug ashtu ne veri, ne jug luftonin Malsort dhe Kosovart kurse Muqo Qulli dhe Bajo Topolli vine e vdesin heroikisht ne mbrojtje te Shkodres ne fushe te Shtoit.
Me qindra vjet Malisa e madhe dhe Dukagjini kane qene ne luftra te pa ndashme me turk dhe shkja, lavdi kane sielle kryengritjet e Kelmendit te Dukagjinit e te Shkodres me rrethe si ato kunder Vuci Pashes nga te cilat historia u pasunua me emrin e burrave e burrneshave si Nora e Kelmendit, Oso Kuka, Dasho Shkreli, Binak Alia, Cun Mula etj. Ma vone deri ne kryengritje te medha si fatosa u perjetsuan Ded Gjo Luli, Kol Marash Vata, Nik Gjelosh Luli, Baca Gjeka e leke te tjer nga Hoti. Smail Martini syrgjyn e bija e tij sokolesha Tringa, Baca Kurti dhe bijat e tij rejat e Ded Gjo
Lulit qe u njoften ma von si Nora dhe Katrina dhe shum deshmore te tjere nga Gruda. Lulash Ujka, Luc Marku dhe Prek Cali e shum Kelmendas te tjer te pavdekshem.
Gjel Caku, Tosh Leka, Dede Preli, Mal Kaculi dhe Tom Nika nga Trieshi . Heroikisht do te vdesin ne Deciq 7 djemt e Kojes, pastaj Vat Marashi I Shkrelit, Dod Preci I Kastratit, Mehmend Shpendi, Mar Lula dhe Vocer Bala nga Shala, Llesh Gjoni dhe Llesh Mark Kola nga kapidanat e Mirdites, Jak Alia nga Gjakova, Rrustem Uka dhe Gjem Sadria nga Rugova, Rek Jeqini e Beqo Qoshja nga Shkodra e shum te tjere qe I zbardhen faqen Shqipnis mbare.
Ne vitin 1912 kur ushtrit Serbo-Malazeze kishin sulmua Hotin dhe mbar Shqipnin ne kete betej ishte vra heroikisht edhe nje viga I familjes se Ded Gjo Lulit, Luc Nishi nga mortajat Serbe ne sukat e moksetit. Keshtu nga familja atdhetare u zhduken Ded Gjo Luli, Gjergj Ded Gjo Luli qe ishte vra ne kryengritje me1911 dhe kandidati per prijs te Shqipnis Kol Ded Gjo Luli qe vidq I helmuar nga kumploti Italino-Jugoslav ne vitin 1918. Nga kjo familje kreshnike qe ma te madhe e me te vogel u shkri per Shqipni mbeti vetem kapidan Gjelosh Gjok Luli I cili do te bjere viktim e luftes civile midis forcave nacionaliste dhe komuniste qe mueren pushtetin me 1944, Gjeloshi terhoq neper shpellat te Malesis dhe dha betimin se nuk do te leshoj tokat shqiptare per te shpetuar koken dhe tha: nuk do tua dorzoj koken atyne qi nuk kane koke te pa feve. Ishte kjo koh e veshtir kur cvarosej pa meshire elita e nacionalismit Shqiptar per hire te internaliconalizmit proletar me slavet e Balkanit te cilen historia vetem anmiqsi na la trashigim, ishte koha kur burrat e maleve qe I kishin mbrojt me gjelozi dhe trimini ato troje te shejta, qe kishin shkri veten familjen dhe mbar fisin tye mos pranua kufijt e pa drejt te Shqiperis si Prek Cali e trimat e Kelmendit qe vriten mizorisht nga forcat e sigurimit Shqiptar.
Keshtu Sqipnia nuk do ta gjen fatin e vet ashtu e cungueme nga fuqite e medha se shpejti do ta kaploj rregjimi totalitar I komunizmit qe do te humbas ne humnere vlerat ma te bukura kombetare neren, besen, traditen, klerin etj. si dhe qinra mija te vram e te interrnuem.
Kosova, Malesia dhe shqiptaret e tjere nen Jougoslavi kurr nje here nuk ishin qene me ngusht autoritetet Jugoslave I ndiqnin per anmirsi te vjetera tue pushkatua ne Hot,Grud, Triesh,Plav dhe Gusi, perkunder reprezaleve rrezistenca nacionaliste e patriotike nuk pushoj ne Drenic e mare Kosove rrezistenc heroike bajshin nacionalist shqiptar nene komanden e Shaban Polluzhes. Fatkeqsisht kjo tragjedi vazhdoj disa dekada deri sa rinia kosovare me 1968 I nxierri disa te drejta kushtetuese si hapjen e unervisitetit ne Prishtin, perdorimin e flamurit dhe forminin e nje fare autonomie ne vitin 1974.
Keshtu edhe kjo do ti merrej ne vitin 1989 me e ardhjen e Ponc Pilatit Milosheviq ne pushtet ku ju muaren edhe ato pak te drejta qe kishin. Rinia Kosovare do te vritej, burgosej dhe debohej nga Kosova. Burrat rraheshin ne syt e femive femrat dhunoheshin ne syt e burrave. Rrezistenca dhe diplomacia paqesore e Dr. Ibrahim Rugoves jepte frutet e veta ne qarqe Europiane dhe Amerikane por vllaznit caris Rus te Serbis dhe miqet e tyre pothuaj se ja siguronin Kosoves robnin, dhe shihej qart se liria nuk do te vinte pa gjak dhe nga durimi qe shqiptaret kishin humbur lindi dicka e re qe doli nga dheu dicka qe skishte vdekur kurr, por qe kishte shtegtuar bashke me zanat shqiptare neper bjeshket e Nemuna ,Velecikut e deri te bjeshket e Drenices dhe Sharit dhe duke u versul teposht per te na lindur nga vdekja e robnis e ajo ishte U.C.e Kosoves, keta ushtar te liris, bijte dhe bijat ma te kalitur te kombit qe mbanin ne gji ka nji Mic Sokol, Is Boletin, Ded Gjo Lul Shaban Palluzhe si dhe legjendaret e brezave tone Hamze dhe Adem Jasharin qe pranuan familjarisht te shuhen per atdhe, vetem e vetem qe rrezistenca anti serbe most te ndepritej dhe te vashdoj.
Diaspora shqiptare posacerisht malesoret e amerikes dan edhe kapshaten e gojes me vendlindjen e vet,dhe cdo here kur u paraqit nevoja u mobilizua per kushtrim, shembull ishin ata qe ndihmuan moralisht dhe materjalisht U.C.K. e posacerisht Bataloni Aatlantiku qe me krenari ma te madhe ja msyni Kosoves ne ndime aty ku binin krenat.
Ne pyetjen e nji gazetari te Ninit te Beogradit me rastin e vizites qe ish kongresmeni Joseph Diogardi dhe senatori Robert Dole kishin ba Kosoves me 29 gusht te vitit1990 serbo-amerikanit Dr.Bogdan Magliqit kryetar I kongresit te lobit serb ne Washington. “Pse kongresmenet erdhen ne Kosove ai ishte pergjiur: Njujorku ka disa biznismen Shqiptar te pasur dhe te shkolluar dhe me disa kongresmen dhe liderin e tyre propagandues Bob Dole qe veprojne per Kosoven nuk pushojn kurr”. Diaspora Shqiptare dhe malesoret nacionaliste qe frymzimin e kishin marre gjate shkollimit ne Kosove atdheun dhe Kosoven kurre nuke e qiten ne harres por pa marr para syshe hallet e veta luftuen edhe prej kendej per kauzen e shtrejt kombtare dhe u aktivizuen ne jeten dhe politiken amerikane qe me intelektin dhe pasurite e tyre arriten te depertojne te lideret ma te ransishem te politikes amerikane, qe per mes kongresmenve dhe senatorve arriten me I njoftua lideret Kosovar ne institucionet me te larta amerikane. Dhasht Zoti qe Kosova ta gezoje lirine dhe pamvarsine qe aq mund e gjak ka derdh per Shqipni por kurr te mose I qes ne harres vllaznit e vete malsor qe po u mohohen te drejtat, maltretohen, keqtrajtohen fizikisht dhe burgosen pa kurr far faji.
Lideret politik qe duhej te ishin lider kombetar po luftohen nder mes veti per poste ne shtet dhe pushtet dhe po vrapojne me demokratizue Malin e Zi para vet malazezeve ashtu si para disa viteve paten dhurua voten falas dhe pa kusht per pamvarsin e tyre.
Vendosmeria e nacionalizmit qytetar perfaqson ambicjen e nje populli per te pasur intelegjencen dhe vizionin deri ne clirim dhe per ta zhvidhua dhe pasurua identitetin dhe kulturen e vet nacionale e kurrsesi mos me i perqafua dobsite e nje individi apo udheheqje kur ato sabotojne dhe bahen pjes e kolaboracionizmit te moderuar dhe tradhtis klasike.
Shqiptaret nen Mal te Zi duhet qe te ken dhe te jetesojn kerkesat e tyre autonome dhe teritoriale simbas standareve Evropiane dhe nderkombtare, qe ishin kerkesat e mergimtareve malsore tash 20 vjet, po qe se kjo nuk do te ndodh lideret politik mos ta rrahin gjoksin rrejshem qe do ta ken perkrahjen e diaspores atdhetare.
Si malsor bir I atyne maleve qe epopet e lavdishme te deciqit, lemajes, zharnices dhe vranines dhe si pasardhes I fisit te Kastiotit dhe nene Terezes, per me e mbyll ket fjalim nuk gjeta fjale ma te pershtatshme dhe ma kuptim plote se ato qe I tha burri I hotit Gjok Luli bashkluftare dhe kushri I Ded Gjo Lulit ne vitin 1923 me rastin e prumjes se eshtrave te Ded Gjo Lulit ne Shokder.Aj nder te tjera tha: Te falimiderit more Shkoder per kete pune qe ke ba, por ma teper te falimideres gurt e hotit tue mos dit me kuvet ma gjate po u thom se nuk e kam dit se I dini kto pune kaq mir e i nderoni kaq shume, ni gja ka me than e ni betim kam me e ba, pasha eshtnat qe kemi perpara edhe sa mashkuj te kene 500 shpi Hot kan me dek te gjithe per Shqipni.
Lavdi kryengritjes se Malesis dhe deshmorve te saj qe ran per liri e bashkim te Shqipnise.
Lavdi flamurit kuq e zi te Gjergj Kastriotit dhe deshmorve te te gjitha kohrave qe ran per liri.
Rrnofshin vllaznit tone patriote malsor qe po dergjen ne burgjet famekeqe malazeze.
Rronfe shtetsia e Kosoves.
Rrnofte populli Shqiptar ne nje Shqipni te bashkuar dhe te lire etnike dhe demokratike.

KOMENTOJE

Furra Tahiri