Përfaqësues të partive politike shqiptare takohen me raportuesin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës Zhan Sharls Gardeto

Të mërkurën, më 08 korrik 2009, në Podgoricë, në lokalet u Kuvendit të Malit të Zi, tre përfaqësusit e subjekteve shqiptare, zotrinjtë: Mehmet Bardhi, Nazif Cungu e Amir Hollaj, biseduan me zotëri Zhan Sharls GARDETO (Jean Charles Gardetto) raportues i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Përfaqësuesit shqiptarë, në pyetje të tij, e njoftuan zotëri Gardetto me disa orientime dhe prioritete e veprimtarise politike:

– Përfaqësimi autentik proporcinal i shqiptarve në organet republikane ( si shembull u
dha Prokuroria në Malin e Zi, e cila ka mbi 80 prokurorë, ndihmës prokurorë… nuk
ka asnji ptokuror shqiptar etj.) dhe në organet e qeverisjeve vendore – lokale, në
trevat e të cilave shqiptarët janë autoktonë;
– Ligjësimi i mandateve të garantuara ne Kuvendin e Malit të Zi, konkretisht 5 mandate
dhe kuvendet e komunave në trevat shqiptare;
– Decentralizimi i pushtetit – kthimi i kompetencave vetëqeverisjeve vendore –
komunave, formimin e Komuës së Tuzit në kufijtë natyrorë të Malësisë me të drejta
të plota,
– Rishqyrtimi i privatizimeve të deritashme, me theks të veçantë të “privatizimeve”në
trojet shqipare të cilat “privatizime” u bënë nga lartë, nga Podgorica, pa pëlqimin e pa
pjesëmarrjen e përfaqësuesve legjitim shqiptarë, nuk kanë dhënë rezultate pozitive,
përkundrazi ata janë një formë e shembull i kolonizimeve dhe okupimeve të reja nga
Qendra me pasoja të rënda për popullin shqiptar;
– Kthimi i pasurisë ish pronarëve, pasurisë e cila është marrë me cilëndo formë në
periudhën njëpartiake-komuniste;
– Realizimi i plotë i administratës në gjuhën shqipe ( emërtimet e rrugëve dhe shesheve
në administratë ne shkolla dhe institucione të tjera).

Ne pyetjen e veçantë të zotit Gardetto se a jemi dakord me ndryshimin e normës në Ligjin për Zgjedhjen e Këshilltarëve dhe Deputetëve, ku në Ligjin Aktual parashihet që 50% të mandateve të fituara t’i shpërndajë subjekti, e cila normë është në kundërshtim me standardet evropiane, pasi i bie në lajthitje zgjedhësit me rastin e votimit, siç tha zotëri Gardeto, përfaqësuesit shqiptarë i thanë mysafirit të lartë se në këte segment janë të gatshëm për të shqyrtuar këte normë me rastin e ndryshimit të Ligjit apo aprovimit të Ligjit të ri zgjedhor, meqenëse nuk prekë dretëpërsëdrejti në interesat tona dhe se ne jemi të gatshëm të respektojm standardet evropiane.

Në Podgoricë, e martë, më 7 qershor 2009

Mehmet BARDHI
Nazif CUNGU
Amir HOLLAJ

KOMENTOJE

Furra Tahiri