Lidhja Demokratike në Mal të Zi uron 4 korrikun – Ditën e pavarësisë së SHBA-së

Faleminderit Amerikë

Në emër të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi (Democratic League in Montenegro), partisë së parë politike të shqiptarëve në trevat e veta shekullore, ju urojmë 4 Korrikun – Ditën e Pavarësisë së SHBA-së.
Historia na mëson se më 4 korrik të vitit 1776, 56 përfaqësues të 13 kolonive britanike të Amerikës Veriore, deklaruan, se me autoritetin e popullit, ata po krijonin një shtet të ri. Do të duheshin edhe 6 vjet të tjera luftë me Britaninë, në atë kohë fuqinë më të madhe ushtarake të botës, para se të fitohej pavarësia e plotë e Amerikës.
Megjithëse në fillim te Sh B A-të u paraqiten edhe probleme të ndryshme rreth bashkimit, ku në fakt ato ishin një konferderatë mjaft labile, me një qeveri qendrore të dobët dhe se fuqinë e vërtetë e kishin qeveritë e sheteve të ndryshme, madje shtetet dalloheshin mjaft nga njeri tjetri, përsa i përket praktikave fetare, opinionit politik dhe interesave ekonomike dhe se ato kishin vendosur tarifa dhe barriera të ndryshme tregtare ndaj njëri tjetrit, se monedha ishte e fryrë nga inflacioni etj., vetëm pas disa vite debatesh dhe kompromisesh këto çështje u zgjidhën, me miratimin e Kushtetutës së Re që u ratifikua në vitin 1789, pasi u shtuan 8 amendamente, të cilët garantonin të drejtat themelore të shtetasve, si lirinë e ushtrimit të fesë, lirinë e fjalës dhe të shtypit, të drejtën për të zhvilluar procese gjyqësore dhe mbrojtjen kundër abuzimit të qeverisë ndaj qytetarëve.
SHBA-të u konsoliduan, u zhvilluan e u fuqizuan. U bënë faktori kryesor në botë. U bënë simbol i demokracisë.
4 Korriku 1776, na kujton çmimin që ia vlen të paguajmë për të fituar dhe ruajtur lirinë. Për 4 Korrikun 1776, për amerikanët dhe SHBA-të, populli shqiptar tregon simpati, solidaritet dhe përkrahje të shumëfishtë.
Në lidhje me hapat e ndërgjegjes kombëtare dhe me aspiratat e shqiptarëve për pavarësi: ishte Presidenti i 28-të amerikan (1913-1921) Uidrou Uilson (Wudrow Wilson) që shpëtoi Shqipërinë në Konferencën e Paqes në Paris, pasi që në rezolutën e tij 18-pikëshe, kërkoi që shtetet ballkanike, të mbeteshin të lira e të pavarura.

Ai u parashtroi faktet dhe argumentat në lidhje me kërkesat për të ardhmen e kombeve më të vjetër të Ballkanit.
Ai në Konferencë u kërkoi të gjitha vendeve të vogla e të mëdha që të zbatonin me ndershmëri dhe pa paragjykime parimet e shpallura, në themel të së cilës ishin parimet e kombëve, për të mbrojtur dhe mos lejuar që të shkeleshin të drejtat e kombit më të vjetër të Ballkanit,
Pra, ishte Presidenti Uillson ai që bllokoi planet e copëzimit të mëtejshëm të Shqipërisë.
Më vonë, në vitet ‘90, ishte Presidenti Bush, që për Kosovën vendosi të ashtuquajturën “Vijën e Kuqe”.
Ishte pritja madhështore e historike që iu bë Presidentit të SHBA-së George W. Bush, në Tiranë (qershor 2007), ajo që përfaqësoi çdo shqiptar, sepse, SHBA-të janë shtyllë e botës dhe kanë luajtur një rol pothuaj vendimtar për kombin tonë në momentet më kritike.
Ishte Presidenti Bill Klinton ai që udhëhoqi luftën për çlirimin e Kosovës.
Ishte Presidenti George W. Bush, ai që më 10 qershor 2007, në Tiranë, me deklarimin e tij jo vetëm që dha mbështetje për pavarësi, por në një farë mënyre edhe e shpalli pavarësinë e Kosovës.
Sot në SHBA jeton e punon një bashkësi bukur e madhe e shqiptarëve, të cilët u detyruan të lënë vendlindjen e tyre nga presionet e përndjekjet e vazhdueshme të ndryshme të sundimit serbo-sllav. Përpos këtyre shkaqeve, në kohë të fundit SHBA-të janë tërheqëse edhe për arsye ekonomike, po sidomos edhe për studime të të rinjve tanë në universitetet e atjeshme.
Po e përfundoj këtë urim me konstatimin, të dalë nga realiteti: shqiptarët me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të lidhur ngusht, po edhe anasjelltas.
Zotëri Ambasador Roderick Moore, Ju lusim që urimet tona t’ja përcillni Shtëpisë së Bardhë dhe Kryetarit Obama, Kongresit, Senatit, Departamentit të Shtetit dhe gjithë qytetarëve të SHBA-ve., thuhet në kumtesën e LD në MZ të nënshkruar nga kraetari Mehmet Bardhi./kohapress/

KOMENTOJE

Furra Tahiri