Letër nga Carl Levin dërguar z. Gjergj Ivezaj

United States Senate
Washington, DC 20510-2202

z. Gjergj Ivezaj
Malesia e Madhe Albanian-American Association
49920 Van Dyke
Shelby Township, Mi 48317

8 Korrik, 2009

I nderuar z. Ivezaj,

Ju falenderoj qё mё kontaktuat nё lidhje me shkeljen e tё drejtave tё njeriut nё Mal tё Zi. Zyra ime nё vazhdimёsi po merr informacine tё shumta nё lidhje me abuzime tё tilla nga njё numёr i konsiderueshёm i qytetarёve. Kёto pёrbёjnё situata shumё serioze dhe unё e çmoj shumё pёrkushtimin tuaj me tё cilin ju po i mbikёqyrni kёto shkelje.

Shkeljet e tё drejtave tё njeriut jo vetёm se dёmtojnё qytetarёt ndaj tё cilave ushtrohen kёto abuzime; ato gjithashtu rrezikojnё zhvillimin e shoqёrisё demokratike. Pёr tё parandaluar kёto lloj keqpёrdorimesh, ne duhet tё inkurajojmё Malin e Zi t’u pёrmbahet standardeve ndёrkombёtare pёr tё drejtat e njeriut, si dhe tё merren parasysh tё dhёnat pёr shkeljet e tilla nё marrёdhёnjet tona diplomatike dhe pёrcaktimin e cёshtjeve siç janё ndihmat financiare dhe ushtarake.

Edhe njё herё, unё ju falenderoj pёr informatat e ofruara dhe ju siguroj se do tё vazhdoj tё pёrcjellё me vёmendje zhvillimin e mёtejm tё situatёs.
Urimet mё tё mira.

Sinqerisht,
Carl Levin

KLIKO KËTU PËR TË PARË DOKUMENTIN ORIGJINAL (në anglisht) NGA CARL LEVIN

KOMENTOJE

Furra Tahiri