Miss Peja – Malësorja Fjolla Daci

Fjolla Daci është zgjedhur bukuroshja e Pejës në një konkurencë të fortë me vajzat dukagjinase. Shtatëmbedhjetë vjeçarja Fjolla Daci pa dyshim është njëra nga kandidatet serioze në konkurrimin e vajzës më të bulur në konkursin e bukurisë Miss Kosova. Bukuria engjëllore i ofron mundësinë e sfidës pasiqë ajo është e gjatë 1.76 cm dhe peshon vetëm 54 kilogramë. Sytë e gjelbër dhe fytyra e saj që rreflekton një pamje hyjnore e kompleton gjimnazisten me origjinë nga Malesia e Rozhajës për më të bukuren e Kosovës.
Fjolla është fituese e shumë çmimeve në konkurset e bulurisë. Ajo për një kohe të shkurtër ka fituar disa çmime. Kështu në konkursin e fotografit shqiptar me fame boterore, Fadil Berishes” Ford super models – kosova 2008” në mesin e 175 kandidateve konkuruese Fjolla u zgjodh ne top listen e me të mirave. Ne spektaklin e bukuris Miss Pavaresia i mbajtur në Mitrovicë ,Fjolla Daci ka marr çmimin Miss miqesia që u mbajt më 17 shkurt 2009 në një vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës.Fjolla mori pjesë ne konkursin “Kosova Fashione ku u vlersua shumë performanca si dhe dhe në javën e modes e cila u mbajt me 29 prill të këtij viti.

Ne një konkurencë të ngjeshur për Miss Pejën që u mbajt me 2 prill te këtij viti, malësorja shtatëhedhur ka marr tre çmime Miss press, Miss publiku, dhe kuroren e vajzes më të bukur pejane Miss Peja çmim ky që e rreshton nder vajzat me të bukura në konkursin e Miss Kosovës. Fjolla Daci ka reklamuar firmat më prestigjoze në Kosovë siç është kompania e telefonisë celulare Vala 900 dhe ka ofertë për reklamimin e Arsi Coles etj. Bukuroshen dacjane mund ta gjeni në katalogun e Mega Marketit në Ferizaj si dhe në spotet e kengetareve të mirënjohura kosovare Ryve Kajtazi e Besiana Muçaj. Ne perzgjedhjen e models me te mire kosoavr e ‘’Best model of Kosova ‘’2009 sfilat kjo e organizuar nga agjensioni i modes ‘’Kiki Models’’ dhe ‘’AlbanModels ‘speltakël ky i mbajtur ne qershor te ketij viti n; Gjakovë, Fjolla Daci ngadhjeu duke mar çmimet me prestigjoze sic jane ‘’Best model of Kosova ‘’2009, pastaj ajo fitoj cmimin e modeles me intelegjente ne Kosove dhe me kete u shpall modeja me e mire e Kosoves. Fjolles se re i pëlqen muzika, ndersa Bred Pit eshtë artisti që më shumë i pëlqen. Ënderra e saj eshtë të fitojë kuroren e Miss Kosova dhe pastaj të radhitet në listen e top modeleve të famshme botërore.Fjolles nuk i ka ngelur as me shume e as me pak vetem të rrëmbejë kuroren e bukuroshes kosovare./kohapress/

KOMENTOJE

Furra Tahiri