Takim me Ilir Metën

Në kuadër të vizitës që me 06 dhe 07 nëntor, i bëri Malit të Zi, zevendës-kryeminstri i Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, përpos takimeve që pati me politikanët shqiptarë në Mal të Zi, vizitoi edhe Malësinë, konkretisht Komunën Urbane të Tuzit, ku realizoi një takim me kreun e kësaj komune.

Nikoqir të takimit ishin kryetari i KU të Tuzit Smail- Maliq Çunmulaj dhe Kryetari i Kuvendit Nikollë Camaj, të cilët e njoftuan mysafirin e lart nga shteti amë me problemet që dalin nga statusi i pavolitshëm i kësaj treve, si komunë urbane, duke kërkuar nga qeveria shqiptare të angazhohet në drejtim të avancimit të të drejtave të qytetarëve shqiptarë në Mal të Zi, me theks të veçantë në çështjen e statusit të Malësisë , si Komunë e plot.

Siç na njoftojnë bashkëbiseduesit tonë, ishte ky një takim vëllazëror, plot mirëkuptim. Nga biseda vërehej se edhe zevendes-kryeminstri Meta, njëjtë siç patëm rast të shohim edhe më parë nga presidenti Topi, ishte fort mirë i informuar mbi statusin dhe kërkesën për komunë të plotë, por poashtu ishte i informuar edhe për “milionët që Podgorica i ndanë për Malësinë” por që gjoja ne nuk dim ti shpënzojmë. Kjo u sqarua shumë shpejt dhe Meta mori infomata të sakëta lidhur me mjete që shpnezohen këtu, por edhe me mjetet që grumbullohen nga kjo trevë e të cilat nuk i menxhon Tuzi por Podgorica.

Ministrit të jashtëm shqiptar Meta, iu tha se nëse në Tiranën zyrtare mendojnë që në këto troje etnike , ku deri para disa viteve jetonte pothuajse 100% popullatë shqiptare dhe nëse duam që edhe në të ardhmen të flitet gjuha shqipe, tani është rasti më i volitshëm që të veprohet në këtë drejtim me realizimin e kërkesës për vetëqeverisje të plot lokale, duke evituar kështu asimilimin e sigurt të popullatës në këto treva.

Mos të harrojmë se jo fort kaherë, në Tivar flitej shqip, pothuaj në çdo familje. Njëjtë edhe në Plavë-Guci e në viset e Rozhajës. Po sot!? Në momentin kur Mali i Zi pret përkrahje nga Shqipëria, duhet vlerësuar si duhet kontributi i shqiptarëve në demokratizimin dhe pavarësimin e Malit të Zi duke plotësuarë kërkesën për komunë e cila madje as nuk e damton shtetin e Malit të Zi.

Zëvendës-kryeminstrit në fund të takimit iu dorëzua edhe në formë të shkruar i tërë dokumentacion që dëshmon mbi statusin e Malësisë dhe veprimtarinë e liderëve lokal lidhur me kërkesën për ta ndërruar atë. Z. Ilir Meta premtoi se do të angazhohet në këtë drejtim dhe se në agjendën e tij, çështja e komunës për Malësinë do të ketë vend primar. Ai madje u shpreh se një status i tillë nuk asht i pranueshëm për Tiranën zyrtare por natyrisht se duhet ndjekur ruga e bashkëpunimit, fqinjësisë së mirë dhe miqësisë për të zgjedhur kët çështje, pa nervozizëm e emocione.

Albert Camaj

KOMENTOJE

Furra Tahiri