Kënga “Vitet më të bukura” interpretuar nga Amanda Ujkaj dhe Violeta Lulgjuraj e autorit Luigj Dedvukaj u paraqit denjësisht në Festivalin e RTSH (Eurosong)

Në Festivalin e 48-të të këngës në Radio Televizionin Shqiptar me sukses u prezentua kënga “Vitet më të bukura” interpretuar live nga këngëtaret Amanda Ujkaj dhe Violeta (Viki) Lulgjuraj me kompozim dhe orkestrim të Luigj Dedvukaj.
Pranë Redaksisë së Krijimtarisë muzikore në RTSH u paraqiten mbi 78 krijime të reja, të cilat juria e përbërë nga emra të njohur të muzikës shqiptare si: Zana Shuteriqi, Zef Çoba, Irma Libohova, Françesk Radi, Redon Makashi, Selim Ishmaku, Xhavit Ujkani etj. përzgjodhen 36 krijime më të mira, nga të cilat 18 krijime për naten e veçant të të rinjëve dhe 18 të tjera për kategorinë e këngëtareve profesionist (VIP).

Kënga Vitet më të bukura shkruar nga Sokol Marsit, kompozuar dhe orkestruar nga Luigj Dedvukajt u paraqit me dinjitet nga vajzat malësore Amanda dhe Viki, këngë e cila ishte konkurente në naten e dytë respektivisht në gjysëmfinale të Festivalit. Kjo u dëshmua nga duartrokitjet e publikut dhe komentimet pozitive që i bënë këngës në përgjithësi.
Festivali zgjati katër netë nga data 24 deri me 27 dhjetor dhe u prezantua nga këngëtari Alban Skenderaj dhe këngëtarja Miriam Cani e cila ka qenë protagoniste e prezantimit të programeve edhe në Gjermani. Surprizat gjat këtyre netëve të festivalit nuk munguan me këngëtar fitues të edicioneve të mëparshme të Festivalit që kënduan këngë të njohura të Evrovizionit dhe me vallëzim nga trupat profesioniste të baletit. Skena, ndriçimi dhe zërimi ishin në nivel me gjithë stafin organizativ të Festivalit.

Juria ia besoi votat këngëtares Juliana Pasha me këngën “Nuk mundem pa ty” kompozuar nga Ardit Gjebrea, teksti Ardit Gjebrea / Pirro Çako, orkestruar nga Shpëtim Saraçi e cila performoi bindshem live dhe do të përfaqësoi muzikën e lehtë shqiptare në Festivalin Evropian Evrovision në Oslo të Norvegjisë.
Përshtypjet e vajzave tona gjatë festivalit ishin të mira, ku paten rastin të njihen me emra të spikatur kompozitorësh, tekstshkruesish dhe kengëtarësh të njohur shqiptar gjatë provave dhe netëve të festivalit si dhe vizitave që i bënë vendeve të bukura të kryeqytetit – Tiranës.
Pjesmarrja në këtë eveniment të madh muzikor ishte një sukses jo vetëm për përfaqësuesit tonë por edhe kënaqësi për të gjithë ne shqiptarët e Mali të Zi.

FOTOGRAFITË KOMENTOJE

Furra Tahiri