Apel institucioneve, biznesmenëve dhe popullit me vullnet të mirë

Ta themi edhe një herë zëshëm O MOJ SHQIPËRI MOS THUEJ MBAROVA

Të nderuarat institucione të pushtetit lokal në komunat e Dukagjinit, institucione qendrore, të nderuarit biznesmenë dhe popull i Kosovës, Shoqata jonë ka krijuar lidhje të shkëlqyera me Shoqatën “Dukagjini” të Shkodrës dhe artistë e veprimtarë atje. Nga atje vijnë lajme alarmuese për gjendjen e rëndë pas vërshimeve e përmbytjeve të këtyre ditëve. Gjendja ka gjasë të rëndohet dhe prandaj u bëjmë apel institucioneve të Kosovës , të nivelit lokal dhe atij qendror që të vazhdojmë me ndihmat për vëllezërit tonë. U drejtohemi publikisht edhe biznesmenëve,q ë janë dëshmuar dhjetëra herë, por edhe njerëzve të vullnetit të mirë që të bëhemi tok në këto ditë të vështira për atë pjesë të tokës nënë dhe ta themi bashkë e me një zë O MOJ SHQIPËRI MOS THUAJ MBARO VA.

Të nderuarit vëllezër e motra, Rrethi i Shkodrës dhe e gjithë Shqipëria , bashkë me Malësinë e Madhe dhe me trojet tera etnike treguan dashurinë vëllazërore në kohën e ligë të katrahurave dhe në vitet e vrara të Kosovës. Ata kishin hapur dyert, zemrat dhe kishin shtruar sofrat e mikpritjes për ne. Ata na ndihmuan të shërojmë plagët e rënda që na shkaktuan bishat nga Karpatet. Ata me dashurinë vëllazërore e me butësinë e zemrave të tyre ua kthyen ëndrrat e bukura fëmijëve tonë, të cilëve u kishte ikur buzëqeshja e gjumi nga klithmat e barbarëve dhe skenat plot gjak e tortura.
Të nderuarit vëllezër e motra, kryesia dhe anëtarët e Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj” janë në gjendje mobile dhe të gatshëm për t’u angazhuar me detyrat që nga ta kërkon situata e krijuar në Shqipëri. Apelojmë që edhe komunat tjera ta ndjekin shembullin e Gjakovës dhe të nisin ndihma të menjëhershme. Apelojmë në rininë e Kosovës, që nëse e do puna, të rreshtohet pranë djelmoshave të ushtrisë së Kosovës dhe asaj shqiptare për të qenë pranë popullit të Shkodrës dhe rrethit të saj. Bashkërisht e me ndihmën e Zotit do ta tejkalojmë edhe këtë situatë të vështirë.

Zëdhënësi dhe koordinatori për trojet etnike i Shoqatës,
Rrahman Jasharaj,
rraha_j@hotmail.com, tel.O44-106-392

KOMENTOJE