Nëse Serbia angazhohet në drejtim të hyrjes së saj në NATO, atëherë do të duhet të heqë dorë nga Kosova, pas të cilës gjë edhe Rusia do të jetë e detyruar të rishqyrtojë qëndrimin e vet ndaj Kosovës, sepse “nuk mund të jemi ne më serbë se serbët”, tha për të përditshmen serbe “Blic ambasadori i Rusisë pranë NATO-s, Dimitrij Rogozin, në përgjigje përkitazi me polemikën mbi hyrje e mundshme të Serbisë në NATO.
“Nuk e kanë njohur Kosovën të gjitha vendet anëtare të NATO-s. Siç dihet, këto janë Spanja, Rumania, Greqia dhe Sllovakia. Por, edhe sipas të drejtës ndërkombëtare, edhe sipas statutit të NATO-s, situata tillë është barrierë për hyrje e Serbisë në Aleancë. Pasi qëndrimi i shumicës së vendeve të NATO-s nuk do të ndryshojë, kjo do të thotë se Aleanca mund ta pranojë Serbinë në radhët e veta por vetëm me kufij të rinj – pa Kosovën. Beogradi do të detyrohet ta njohë zyrtarisht sovranitetin e Prishtinës, kurse kjo do të ndryshojë edhe qëndrimet e Madridit dhe Moskës. Ne thjesht nuk do të kemi argumente të jemi serbë më të mëdhenj se serbët”, sqaroi Rogozin.
“Për shkak të gjurmëve ende të dukshme të bombardimit t para 10 vjetëve në Beograd nga ana e NATO-s, pastaj problemit të Kosovës, pavarësinë e së cilës e kanë njohur shumica e vendeve të NATO-s, atij të demonizimit të popullit serb, kuteve të dyfishta të Perëndimit ndaj pjesëmarrësve në luftën në (ish) Jugosllavi …. A thua gjitha këto janë harruar. Rusia thjesht nuk do ta kuptojë zgjedhjen e Serbisë në dobi të NATO-s, në dritën e asaj që përmenda më sipër, tha Rogozin. /Koha Net/