Shtriga sllave ka nisur të lëshojë shtat në Maqedoni

Veprimet e fundit antishqiptare të kreut të Maqedonisë krijojnë imazhe sikur po punohet një reprizë e shtrigës sllave, që dikur kishte shpellën me plot dreqër vrastarë në Serbi. Ata që nuk e harrojnë aq shpejt të kaluarën e dinë si veprojë kjo shtrigë cofëtinë në Kosovë.
Nisi me sulme ndaj sistemit arsimor shqiptar, vazhdoi duke vënë dhunshëm gjuhën serbe në shkollat shqipe që nga klasa e parë. Nuk u ndal po përjashtoi e burgosi mijëra njerëz për të pirë në fund të asaj loje demonësh gjakun e 20.000 shqiptarëve të Kosovës. Bota mendoi se kjo shtrigë është zhdukur dhe se mesjeta moti ka hyrë në muze, por ja po shihet kjo shtrigë ka hapur shpellën e demonëve në Shkup dhe po bën përgatitje për të reprizuar akte e veprime antishqiptare kudo në Maqedoni. U nis duke shkelur me të dy këmbët Marrëveshjen e Ohrit. Vazhdoi me burgosje e dënime ndaj shqiptarëve të pafajshëm. Tani, së fundi, kaloi në aktet tjera të tragjedisë antishqiptare duke kërkuar në mënyrë institucionale, si shtriga serbe dikur, që yllkat e fatosat shqiptarë, ta mësojnë dhunshëm maqedonishten nga klasa e parë. Këta njomakë ende pa mësuar shkronjat e gjuhës së tyre amtare, duhet të përballen me një gjuhë tjetër. Këtë Maqedonia e bëri, jo pse i duhet gjë mësimi i gjuhës maqedonase nga fëmijët shqiptarë, por do t’u ua mbajë të hunda atyre shkopin e t’u thotë se duhet ta dinë kush është atje zot shtëpie.

Kjo është mjaft keq dhe duhej dhënë alarmi në Evropë, por më e keqja tani po del në horizont. Shtriga sllave, që ka hapur folenë e re në Maqedoni, po vazhdon me projekte të mëdha antishqiptare. Po shpalos projekte kobzeza në qendër të Shkupit. Kjo shtrigë, e inatosur me Greqinë, e duke mos guxuar t’ia bëj asaj as edhe një fjalë, mllefin do ta zbraz mbi shqiptarët. Shtriga sllavo-maqedonase në qendër të Shkupit do të vë përmendore nga mesjeta dhe do ta ngrit një kishë sllave, jo për shërbesa fetare, po për ta kthyer kohën dhe atmosferën në vite e shekuj të kaluar. Edhe Serbia në kohën e pushtimit të egër në Kosovë ka ngritur kudo kisha sllave dhe në to bëheshin shërbesa dreqërish e demonësh të cilët nxiteshin të vrisnin e prisnin shqiptarë në emër të Sveti Savës. Popat ishin kthyer në ato kohë në nxitës e besa edhe në vrasës dhe e keqpërdornin kishën, që duhej të ishte shtëpi e Zotit dhe vend i mesazheve të paqes e respektit mes njerëzve. Të njëjtën rrugë po e trason edhe shtriga sllave maqedonase dhe gjithë ky angazhim i saj e i demonëve është i drejtuar kundër shqiptarëve me qëllim që t’i shkel ata sa më shumë. Kjo shtrigë ka shkuar edhe me tutje dhe ka dënuar e po dënon , pa asnjë të drejtë, shqiptarë atje. Po i dënon madje edhe me burg të përjetshëm e vrasësit po tallen me viktimat.

Pamje këto nga një skenar i njëjtë që është zhvilluar dikur kundër shqiptarëve në Kosovë. Shtriga të tilla dhe bastardët e tyre me pamjen e njeriut, po me shpirtin e tekat e demonëve, ka edhe në vise të tjera dhe edhe ato kërkojnë të ngopen me gjak shqiptarë. Edhe ato kënaqen duke rrahur, burgosur e dënuar shqiptarë, e Evropa vetëm shikon e nuk bën gjë. Ajo erdhi nën uniformën e ndihmësit të sinqertë edhe në Kosovë, por në vend që të hap proceduara e gjyqe kundër vrasësve serbë, po përgatit seanca e gjykim kundër shqiptarëve që guxojnë ta thonë të vërtetën. Evropa në Ballkan po merret me Albin Kurtin e me ndonjë tjetër që i thotë gjërat saktë e troç. Kjo Evropë po shpërblen e po përkëdhel ata që nëpër shekuj e dje e sot krijon padrejtësi e situata konflikti duke ua mohuar çdo të drejtë të tjerëve e në radhë të parë shqiptarëve. Ka ardhur një shekull tjetër, por shtriga sllave po lëshon shtat, po lëshon sepse nuk u dënua edhe pas gjithë atyre krimeve në Bosnjë, Kosovë e kudo. Evropa po hesht, liderët shqiptarë po merren me njëri- tjetrin për të zënë karrige e kolltukë, e shtriga sllave po përgatit oreksin për të pirë ende gjak shqiptar.

Rrahman Jasharaj

KOMENTOJE