Nju Jork : Muzikantët shqiptarë, së bashku në një koncert humanitar për fëmijët jetim

Vlerësohet, se gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), forcat terroriste militare dhe paramilitare serbe kanë vrarë, ekzekutuar apo masakruar në forma më mizore, rreth 15.000 shqiptarë, mes tyre edhe shumë civil të pa armatosur, fëmijë, pleq dhe gra

STATEN ISLAND NYC : Me muzikën e Alfred Popaj & DJ DISA, dhe pjesmarrjen e këngëtarëve dhe muzkantëve të njohur Raif Hyseni, Agim Gerbeshi, Hajro Ceka, Petrit Beqiri, Diva dhe Besim Muriqi, si dhe këcimtaren nga Florida, Sevdije Lika,(belly dance), sponsorizuar nga fondi humanitar JetimJam, shoqata United Albanians, veprimtari Burim Fida dhe biznesi Specular & Tuzi Cafe, nën udhëheqjen artistike të Selman Muratit, u zhvillua në Staten Island – Nju Jork, mbërmë një koncert i madh bamirësie. Të gjitha të ardhurat e përfituara nga ky koncert – 12.700 dollar, ju dedikuan fëmijëve shqiptarë jetima, në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Preshevë, Bujanovc e Medvegje.

Në këtë koncert morën pjesë rreth 500 vetë. Menjëherë të binte në sy se shumica e pjesmarrësve në këtë koncert, ishin fëmijë të moshave nga 15 vjeç deri në 20 vjeç . Koncerti u mbajt në lokalin Vanderbilt, dhe zgjati më shumë se tre orë – Shoqata Jetim Jam thotë se ftoi në këtë koncert mizikan dhe këngëtarë të njohur, të cilët kënduan dhe vallëzuan së bashku me pjesmarrësit, me këngë e melodi dhe muzikë të mahnitshme shqiptare, e zgjedhur nga të gjitha trevat. Ndërsa pagesa modeste për hyrjen në koncert do të ndihmonte shumë të ardhurat e dedikuara për fëmijët në nevojë. Këto artist të mrekullueshm, thanë se edhe ata po këndonin falas dhe se ishin të kënaqur që këto të ardhura jan për të shkuar në ndihmë jetimëve shqiptar, i tha televizionit Cultura Shqiptare, muzkiani i njohur, mjeshtri i fisarmonikës Raif Hysni.

Për t’u ardhur në ndihmë jetimeve shqiptarë, fëmijëve në nevojë, në Nju Jork, prej disa vitesh punon organizata jo-qeveritare, JETIM JAM, e drejtuar nga zonja Shkëndije Kodra.. Duke marrë fjalën në këtë koncert të madh humanitar, zonja Kodra u kujtojë pjesmarrësve sesi ajo kishte arritur të krijonte këtë organizatë. “Kur vizitova për herë të parë Shqipërinë, dhe Kosovën, e pas luftës në vitin 2000, rastësisht në Kosovë takova një vajzë të vogël shtatë vjeçe, me emrin Liri-dona, dhe e pashë se ajo kishte ngelur pa prindër! Mbasi ajo shtrinte dorën për ndihmë rrugëve të Prishtinës. I ofrova ndihmë dhe u interesova se ku jetonte?Pashë se asaj i kish vrarë babanë në luftë! U preka shumë dhe vendosa që të bëjë çfarë mund të bëjë t’ju vijë në ndihmë të gjithë fëmijve jetim në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Preshevë, Bujanovc, e Medvegje.”

Koncertin e hapi Bekim Tafili, i shoqatës “United Albanians” , duke ju bërë thirrje pjesmarrësve që me ndihmën e kontributet bujare nga donatorët, ne mund të mbështesim fëmijët fatkeq shqiptarë. “Donacioni juaj tek shoqata Jetim Jam, nga çdo njei prej jush do t’ju sjellë gëzimin e mirënjohjes për atë që keni bërë për të ndihmuar jetën e këtyre fëmijve shqiptarë.” Ju mund të ndihmoni, me nji, pesë, dhjetë, njëzetë apo më shumë dollar, për ta bërë një ndryshim në jetën e këtyre fëmijëve, ose duke marrë një fëmijë për të sponsorizuar nga shoqata Jetim Jam, për vetëm 20 dollar në muaj, që është më pak se një dollar në ditë, për çdo njerin për ju” tha Tafilaj.

Megjithatë u tha Tafilaj pjesmarrësve, se sponsorizimi juaj dhe donacioni juaj do të sigurojë nevojat themelore të ushqimit, veshjes, arsim, si dhe më e rëndësishmja mundësi që edhe këta fëmijë të rriten si gjithë fëmijët e botës – deri në një mjedis më të mirë, pasi janë këta fëmijë që kërkojnë ndihmë dhe presin nga ne , sidomos nga ne që jetojmë në SHBA-së, tha ai.

Sipas shoqatës bamirëse Jetim Jam thuhet se :”Çfarëdo, niveli i sponsorizim që ju do të zgjedhi është nji nga kontributet tuaja të vlerësuara dhe është absolutisht ai që e bën një ndryshim në jetën e fëmijëve në nevojë. Jetim Jam e vlerëson të gjithë donacionet, dhe i mirëpresim çdo sasi të caktuar të të gjitha donacioneve, duke cekur se fondi humanitar Jam Jetim është jo-qeveritar dhe jo-përfitues, regjistruar sipas ligjeve amerikane 501 (c) (3) të bamirësisë dhe të gjitha donacionet mund të futen ne sistemin taksë “deductible”.

Janë me qindra fëmijë e familje skamore që si pasojë e kësaj tragjedie me përmasa drastike, janë ende duke vuajtur plagët e rënda që u la lufta, atyre në Kosovë, Maqedoni dhe Preshevë, Bujanovc e Medvegje . Një pjesë e tyre janë vënë nën përkujdesjen e shtetit, organizatave për mbrojtjen e fëmijeve qeveritare e jo qeveritare. Në Kosovë aktualisht veprojnë sot dy strehimore te cilat kujdesen për fëmijët e braktisur, dhe ata të mbetur pa përkujdesjen prindërore. Sot, në Kosovë kanë shtrirë aktivitetin e tyre organizata “SOS” dhe “Hopen Homes” udhëheqësit e këtye dy organizatave thonë se që nga viti 2001, përmbi 400 fëmijë kan gjetur “dorën e ngrohtë” të këtyre strehimoreve. Ndërs aty thuhet se ndodhen 24 fëmijë të braktisur dhe 26 të tjerë pa përkujdesje fare..

Presidentja e shoqatës JetimJam znjonja Shkëndie Kodra, i tha televizionit Cultura Shqiptare, se”Akoma nuk kemi arritur të gjëjmë sposorizues finaciar, por kemi si qëllim të gjejmë ndonjë të till edhe pse jo nga biznesment dhe afaristët e suksesëshm shqiptarë në Amerikë. Por, tha ajo edhe koncerte të tilla i kontribojnë shumë këtij qëllimi, sepse çdo dollar i dhënë nga ju është një ndihmë e madhe për ata fëmijë jetima atje në Kosovë. Çdo ndihmë e juaja këtu në Amerikë, tha ajo është një ndihmë e mirë për çdo fëmijë jetim atje në vendlindjen tuaj. Zonja Kodra, e cila po udhëheq këtë fushat humanitare nëpërmjet shoqatës Jetim Jam tha se emrin e kësaj shoqate e kishte zgjedhur nga një fëmijë jetim në Kosovë. Kur ajo e kishte pyetur se si e quanin fëmijën, ai ishte përgjigjur se emri i tij ishte “JetimJam”.

Kosova gjatë luftës 1998-1999 dhe pasë sajë

Vlerësohet, se gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), forcat terroriste militare dhe paramilitare serbe kanë vrarë, ekzekutuar apo masakruar në forma më mizore, rreth 15.000 shqiptarë, mes tyre edhe shumë civil të pa armatosur, fëmijë, pleq dhe gra. Ranë dëshmorë heroikisht duke e mbrojt popullin dhe Trojet Shqiptare mbi 2.500 ushtarë të UÇK-së. Në këtë periudhë kohore janë masakruar dhe keqtrajtuar afër 20 mijë femra shqiptare.

Gjithashtu, mësohet për rrëmbimin e mbi 3 mijë shqiptarëve, ku pas luftës një pjesë e tyre u gjetën nëpër varrezat masive në Serbi, ndërsa akoma nuk dihet për fatin e afer 2000 të tjerëve. Sipas një përllogaritje, gjatë periudhës kohore mars 1998 – qershor 1999, njësitë kriminale dhe artileria e rendë serbe kanë shkatërruar dhe djegur pjesërisht ose tërësisht rreth 1.100 vendbanime Shqiptare, kanë plaçkitur, djegur e shkatërruar mbi 200.000 shtëpi, banesa, lokale afariste, punëtori zejtare, fabrika, shkolla, biblioteka, monumente kulturore-historike, objekte kulturore, shkencore, fetare etj. /Beqir Sina/

Furra Tahiri