Kumtesë për Opinion – Kryetari i PSP Srgjan Miliq, bisedoi me ambasadorin e Republikës së Shqipëris në Mal të Zi, z. Tonin Becin

Kryetari i PSP Srgjan Miliq, bisedoi me ambasadorin e Republikës së Shqipëris në Mal të Zi, ekselenca e tij, z. Tonin Beci. Në bisedime morën pjesë edhe nënkryetari i kësaj partije Vasilije Llallosheviq dhe Kolë Lulgjuraj, anëtar i këshillit qëndror e kryetar i këshillit vëndor të PSP për Tuzin.

Mikëpritësit e njoftuan ambasadorin shqiptarë, me qëndrimet e PSP lidhur me situatën aktuale politike dhe ekonomike në Mal të Zi, në vijën e zhvillimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Gjatë këtij takimit, bashkëbiseduasit u pajtuan se marrëdhëniet e mira ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipëris paraqesin bazën dhe kushtin pa të cilat nuk mund të flitet për realizimin e projekteve të mundshme të përbashkëta.

Në bisedë të hapur e konstruktive u konstatua se është i domosdoshëm përfaqësimi i pakicave, konform përqindjes së popullsisë në numrin e përgjithsshëm të banorëve të përgjithshëm në shtet.

Po ashtu, në takim u bisedua edhe për mënyrën e funksionimit të pushteteve lokale në Mal të Zi, në veçanti për financimin e vetëqeverisjes lokale në Tuz dhe statusin joadekuat të kësaj komune urbane nga aspekti i ligjit ekzistues për vetqeverisjen lokale dhe ligjit për financimin e vetqeverisjes lokale dhe i cili aktualisht, as për së afërmi nuk i përmbush nevojat qytetarëve të Malësisë, thuhet në kumtesën për opinion të kësaj partie.

Përs PSP, këshilli Vendor në Tuz
Kryetari,
Kolë Lulgjuraj

KOMENTOJE

Furra Tahiri