Noizy kopjon këngën e 2Pac?

Njëra ndër këngët më të suksesshme të hip-hop artistit shqiptar, Noizy, duket të jetë e kopjuar nga reperi më i famshëm i të gjitha kohërave, Tupac Shakur.
Melodia e këngës “Ridin It Like It’s A Benz” e kënduar nga 2Pac është e ngjashme me atë të këngës “OTR Me Zemër” e kënduar nga reperi shqiptar Noizy. Madje edhe tematika e trajtuar në këto dy këngë është e njëjtë.
Përderisa kënga e lartpërmendur e 2Pac nuk ka bërë bujë dhe ekzistojnë pak detaje për të, imitimi i kësaj kënge, por e kënduar nga Noizy, është njëra ndër këngët më të famshme dhe më të dëgjuara, të këngëtarit nga Shqipëria. /Telegrafi/

Furra Tahiri