Snoop Dogg performoi në Prishtinë

Të shtunën në stadiumin e qytetit në Prishtinë, para mijëra adhuruesve u mbajt koncerti i reperit amerikan me famë botërore, Snoop Dogg.

Siç dihet, ky koncert u organizua nga kompania “Z Mobile”, ndërsa të shtunën po kjo kompani kishte zbritur çmimin e biletave për këtë koncert nga 25, në 10 euro. Interesimi i të rinjve ishte i madh, ndërsa këtë e konfirmoi edhe zyrtarja për informim e kompanisë, Yllka Rexhepi, që tha se të pranishëm në stadium ishin mbi 10 mijë spektatorë.

Snoop Dogg u paraqit në skenë në ora 23:00, kurse para tij performuan artistë kosovarë si Jericho, Tuna dhe Dafina Zeqiri. Ky ishte vetëm i koncerti i dytë ndërkombëtar që u mbajt në Prishtinë, pas atij të 50 Cent në vitin 2007. /Telegrafi/

Furra Tahiri