Tubimi tradicional popullor “Mirë se vini në Alpet Shqiptare 2010”

Tashmë është bërë tradicionale që ditën e parë të muajit gusht, në Vuthaj – Plavë, të organizohet tubimi tradicional popullor “Mirë se vini në Alpet Shqiptare”. Këtë manifestim gjithëpopullor-gjithëshqiptar e organizon Shoqata “Alpet shqiptare”, kurse sponsorizues është Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe Alternativa Shqiptare. Ne tubim ishin shumë pjesëmarrës nga të gjitha trevat shqiptare, por duhet te veçohet se përpos dashamirësve të shumtë të këtij manifestimi, nga të gjitha trevat shqiptare të Ballkanit, prezent ishte edhe zavëndeskryeministri i Kosovës z.Hajredin Kuqi. Manifestimi ishte i gërshetuar me pika muzikore dhe me recitime, kurse pas programit artistik u zhvilluan ndeshjet futbollistike, garat me kuaj e lojëra tjera tradicionale dhe sportive.

Në fjalët hyrëse u tha se me këtë manifestim, shqiptarët e Plavë-Gucisë po mundohen që të ruajnë dhe të kultivojnë, brez pas brezit, gjuhën, zakonet, traditat si dhe trashëgimin kulturo-artistike që nga lashtësia e deri me sot.

Ndër të tjerat u tha: “Historia na mëson kështu; e kemi obligim që atë qe brezat pasuan tek ne, ta përcjellim te brezat që vinë, të mos jemi pjesëmarrës të poshtërimit tonë, të mos jemi vrasës të historisë tonë, për hir të tjerëve të mos e pështyjmë vet veten dhe për hirë të paqes së tjerëve, të mos heqim dorë nga emri jonë. Ne nuk kemi nevojë për njerkën se kemi nënën, dhe aj që harron mësimet e sajë, në fund të fundit do të shpërblehet me dështim se nuk jemi një trung nga cungu i tharë , por jemi një shkëmb nga shkëmbit e pandarë. E afërt qoftë dita e bashkimit kombëtar etnik dhe gjithmonë qofshim badhëlartë përpara historisë”.

Në fjalën përshëndetëse zëvendëskryeministri i Kosovës z. Hajredin Kuqi tha se ka ardh sot që të ndajë me ne një pjesë të gëzimit, një pjesë të ambientit, të takohet dhe të sjell përshëndetjet më të mira të Qeverisë së Kosovës, dhe të kryeministrit z. Hashim Thaçi. “Unë nuk do mbaj ndonjë fjalim politik por do ti them, dy tri gjëra si i shohim ne Gucjant – Vuthjanët. Nëse dikush e përmend emrin e gucjanve në Kosovë ka parasysh disa gjëra, a para se keni dhanë burra të mëdhenj, edhe për shkencën edhe për dijen edhe për trimërinë, dhe emri i vuthajve dhe i gucjanve në Kosovë është emër i Kosovës, emër i zhvillimit të Kosovës, emër i përparimit të Kosovës.

Nëse e përmend dikush në Kosovë Vuthajt po ashtu i shkon mëndja te njerëzit që kanë luftuar, që janë gjind, që i kanë ndihmuar vendit, dhe unë jam së bashku edhe me vëllezërit Fazliu që janë simbolika e tij, lufta e asaj paqe dhe e atij angazhimit. Poashtu nëse dikush e përmend emrin Vuthaj dhe shkon në New York , e përmend Batalonin e Atlantikut, mesiguri e din se djemtë tuaj kanë dhanë shumë për luftën e Kosovës, tha ndër të tjerat. Kuqi.

Dashamirët e natyrës kaluan një ditë të këndshme në natyrën e mrekullueshme që shtrihet në këtë trevë shqiptare.
/Albert camaj/

FOTOGRAFITË KOMENTOJE