Red Black Jeans, brend i ri ndër shqiptarët – Emina Çunmulaj reklamon xhinset e Kosovatexit

Ky koleksion që mban firmën firmën e Blerim Destanit dhe Fadil Berishës, dy artisë shqiptarë të Holivudit. I pari aktor dhe i dyti fotograf i njohur, i kanë mahnitur të pranishmit në Prishtinë me stilin e veçantë dhe modern të xhinsave Red & Black Jeans.

Me një gërshetim dhe harmoni të impulsit vendas dhe karakterit të sofistikuar të modës së pasarelave të Berlinit dhe Neë York-ut u krijua në Kosovë koleksioni i parë i xhinsave “Red and Black”.

Ky koleksion që mban firmën firmën e Blerim Destanit dhe Fadil Berishës, dy artisë shqiptarë të Holivudit. I pari aktor dhe i dyti fotograf i njohur, i kanë mahnitur të pranishmit në Prishtinë me stilin e veçantë dhe modern të xhinsave Red & Black Jeans.

Red & Black Jeans do të prodhohen në Fabrikën e xhinsave dhe konfeksionit Kosovatex, ndërsa të interesuar për Red & Black janë firmat e njohura me renome.

Gjatë promovimit, Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu është shprehur i kënaqur që më në fund, në Kosovë po lindin brendet e shtetit më të ri të botës.

“Brendi Red & Black Jeans është brend Made in Kosova dhe kjo është lajm i mirë për të gjithë ne për shkak se tani rinia e Kosovës dhe të gjithë ne kemi mundësi që xhinsat tona ti gjejmë në Kosovë”.

Në promovimin e brendit Red & Black Jeans mori pjesë edhe Ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë Dell, Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ministri i Industrisë, kryetari i komunës së Prishtinës, kryetari i komunës së Tetovës dhe shumë artisë këngëtar nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. Në promovim mori pjesë edhe familja Destani për të cilën Blerim Destani tha se janë forca e tij dhe pa të cilët brendi Red & Black Jeans nuk do të ishte realizuar.

Emina Çunmulaj reklamon xhinset e Kosovatexit

Modelja e njohur shqiptare Emina Çunmulaj reklamon xhinset e para shqiptare. Emina, qe eshte e para modele shqiptare qe ka arritur te dale ne kopertinat e revistave te njohura te modes si “Vogue” dhe “Marie Claire” dhe po e para qe ka sfiluar per pothuajse te gjithe stilistet me te njohur te si D&G, Cavalli, Valentino, Vera Wang, Ferreti, Jean-Paul Gaultier, Oscar de la Renta, Stella McCartney, Alexander McQueen etj. kete here reklamon nje koleksion te xhinseve që mban firmën e Blerim Destanit dhe Fadil Berishës, dy artistë shqiptarë të Holivudit.
Red & Black Jeans prodhohen në Fabrikën e xhinseve dhe konfeksionit Kosovatex, ndërsa interesimin per xhinset shqiptare te reklamuara nga bukuroshja Çunmulaj e kane shfaqur shume firma te njohura ne bote. /YllPress/

KOMENTOJE

Furra Tahiri