LDK-ja del nga koalicioni me PDK-në

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka marrë vendim që të dalë nga koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Lajmi u bë publik nga LDK-ja, përmes një komunikate për media, e nënshkruar nga kryetari i saj, Fatmir Sejdiu.

Në vendimin e kryesisë së LDK-së thuhet se që nga data 18 tetor, ministrat dhe zëvendës kryeministri i qeverisë nga kjo parti, përfundimisht duhet ta dorëzojnë detyrën.

Në fund të komunikatës, kjo thuhet se LDK-ja mbetet e përkushtuar të jetë kontribuese e fuqishme në të gjitha proceset demokratike e shtetërore në interes të Kosovës. /KNN/

KOMENTOJE

Furra Tahiri