Në pyetjen se çka mendon për promovimin e Listës për Shqipërinë Natyrale dhe platformës së sajë për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare në një shtet shqiptarë, funksionari i lartë i Iniciativës Qytetare, Vasel Sinishtaj për gazetën malazeze Vijesti thotë se, shqiptarët në Mal të Zi kanë tjera probleme me të cilat ballafaqohen.
“Nuk besoj se platforma e Koço Danaj momentalisht ka ndonjë të ardhme në Mal të Zi. “ tha Sinishtaj. Ai megjithatë shtoi se, nëse qeveria vazhdon me injorimin e kërkesave të shqiptarëve të cilat janë në harmoni me standardet ndërkombëtare, mund të krijohet ambienti i cili hapë rrugë rrymave radikale.
Platforma e “Listës për Shqipërinë Natyrale“ përpiqet për krijimin e Shqipërisë Natyrale në mënyre demokratike, përmes marrëveshjeve me shtetet ku jetojnë shqiptarët, përkatësisht me Malin e Zi, Serbinë, Maqedoninë dhe Greqinë dhe referendumit të shqiptarëve në ato shtete.
Sipas themeluesve të Listës, 28 Nëntori 2012 do të jenë data e krijimit të konfederatës në mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Lideri i lëvizjes “Vetëvendosje“ Albin Kurti, kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa dhe kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu janë momentalisht të vetmit politikanë në rajon të cilët haptas e përkrahën promovimin e “Listës për Shqipërinë Natyrale“ me 30 tetor në Tiranë.
Në promovimin e Listës nuk mori pjesë asnjë përfaqësues i shqiptarëve nga Mal të Zi. /Vijesti – Malesia.Org/