Maturantët e gjimnazit 25 Maj demantojnë drejtorin

Tuz – Përfaqësuesi i maturantëve të gjimnazit “25 Maj” Valentin Gjokaj dje demantoi drejtorin e shkollës Semir Ljaljevic i cili për gazetën “Vijesti” kishte thënë se nxënësit e klasave IV-a, IV-b i IV-c të cilët të hënën bojkotuan orën e gjuhës shqipe, po të njëjtën ditë u kthyen në klasa.
– Kjo nuk është e vërtet. Në orët e gjuhës shqipe nuk shkojmë qysh largimit të profesorit tonë, Mark Lucgjonaj. Nuk kemi shkuar në asnjë orë te profesori i ri, dhe as nuk do të shkojmë deri sa nuk do të na e kthejnë profesorin Lucgjonaj – ka thënë Gjokaj.

Maturantët bojkotimin e lëndës shqipe kanë nisur që nga largimi i prof. Lucgjonaj dhe ardhja e Dimitrov Popovic në vend të tij.
Ljaljevic më herët kishte thënë për “Vijesti” se në konkursin e shpallur Popovic përmbushi të gjitha kushtet kurse Lucgjonaj jo, dhe se ai ka vepruar sipas ligjit.

Profesori Lucgjonaj për “Vijesti” tha se pret nga drejtori njoftim me shkrim për arsyen e largimit të tij nga puna, sepse Ljaljevic atë e kishte njoftuar vetëm gojarisht se ai nuk punon më në shkollë. /Vijesti – Malesia.Org/

KOMENTOJE

Furra Tahiri