Leter Solidariteti – Te gjithe vellezerve e motrave dhe familjeve te prekura te Malesise nga permbytjet e ketij fillim muaji.

Te dashur vellezer e motra te Malesise tone me zemer e shpirt te perbashket!

Me keqardhje mesova per permbytjet qe u kane prekur edhe Ju bashkmalesoreve tane. Ta dini se dhimbjen e kam te njellojte si per vellezerit e motrat Tuaj kendej kufirit, ashtu sic edhe forcen per tu dhene kurajo qe se bashku ta perballojme me sukses e pa probleme ne jete njerezish ( pasi kjo eshte shume me e rendesishme ) e me sa me pak deme ne gjene e gjalle e materiale te tjera.

Vlerat e malesoreve kane qene kurdohere te medha, por kemi ditur ti lartesojme edhe me tej ato.

Ndaj le te jemi se bashku edhe ne keto momente te fatkeqesise natyrore duke patur besim tek zoti se me kurajo do ti kalojme ashtu sic kemi gjetur arsye te forte te jemi te bashkuar per ti kthyer edhe vuajtjet dhe brengat historike ne dobi tonen ndonese me durim e sakrifica te medha.
Zoti qofte me Ju vellezer e motra malesor.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PREFEKTURA E QARKUT SHKODËR
N/PREFEKTI MALËSI E MADHE
SYTKI NDRECAJ

Koplik me 08.12.2010
Adresa: Godina e Bashkisë ( Kati I-rë ) Koplik, Malësi e Madhe; tel&fax 021122115

KOMENTOJE

Furra Tahiri