Fronti i Bashkuar Shqiptaro-Amerikan,denone ashper akuzat fallco te zviceranit Dick Marty kunder Kryeministrit, zotit Hashim Thaci dhe Ushtrise Clirimtare te Kosoves.

Fronti i Bashkuar Shqiptaro-Amerikan,me qender dhe veprimtari ne qytetin e New York-ut te Shteteve te Bashkuara te Amerikes,po i ndjeke me shqetsim te madhe dhe kujdes te vacant,te gjitha akuzat fallco,qe ka thurur e ngritur kohet e fundit zvicerani Dick Marty ndaj Kryeministrit te Kosoves,Zotit Hashim Thaci dhe Ushtrise se Lavdishme Clirimtare te saj.
Pas nje analize te thelle e te gjithanshme,qe u kemi bere denoncimeve te tilla,te pabazuara ne fakte e prova,arrijme ne konkluzionin se ato nuk kane asgje te perbashket me realitetin dhe i konsiderojme si shpifje te rradhes,te Komplotit te Madhe sllav qe po luhet nga klanet shoviniste serbo-ruse kunder Lirise se Popullit Shqiptar te Kosoves.
Nje skenar i till antishqiptar,kaq i erret dhe i mbushur plote e perplote me mashtrime ndaj Ushtrise se Lavdishme Clirimtare te Kosoves dhe liderave te saj heroik,qe u fillua me pare nga serbofilja e Bernes, Karla Del Ponte dhe po vazhdohet nga zevendesi i saj me intrigat e koheve te fundit,duket qart se ai eshte i frymezuar,e pse jo dhe i parashtrenjtpaguar nga shteti i sotem shovinist serb dhe i sherben politikes se tij te krimit.Edhe pas ketij sulmi cinik e te pabese qe ka ndermarre mashtruesi Dick Marty,duke akuzuar Heroin dhe Udheheqsin e Luftes Clirimtare te Kosoves,zotin Hashim Thaci per gjoja krime te renda mafioze si tregeti armesh,droge e organe njerzish,qendrone e maskuar dora tinzare dhe kriminale e Beogradit,pamvarsisht se kete here lojtari i tij serbofil eshte perseri nje i huaj.
Zyrtaret e Beogradit,qe e kane mbajtur te pushtuar e te shtypur Kosoven per nje shekull,jo vetem qe nuk kane hequr dore nga ajo,por aktualisht po punojne me intensivisht dhe me egersi kunder pamvarsise se saj.Ata vazhdojne te mendojne akoma si dikur,se me dredhi e dinakri mund ti realizojne akoma edhe sot qellimet e tyre te mbrapeshta,per te implikuar,penalizuar dhe goditur pas shpine drejtuesit e Ushtrise Clirimtare te Kosoves dhe Shtetin e Pamvarur te saj,duke ja lidhur duart dhe kthyer perseri nen roberine e meparshme serbe.
I gjithe ky komplot i eger kriminal kunder popullit martir te Kosoves eshte pergatitur vite me pare ne zyrat gjakatare te sherbimit sekret serb,BIA-s,prej vraseve profesionist te ish UDB-se dhe diplomacise titiste,nen drejtimin e perkujdesjen e diktatoreve te rinje serb,Boris Tadic,Vuk Jeremic e tj,te cilet tani jane prezantuar qart se kane qene gjithmone ushtar besnik,bashkpuntor dhe pjesmarres ne krime me boset e tyre Sllobodan Milloshevic,Ratko Mlladic e Radovan Karaxhic,qe mbyten ne gjak dhe masakruan shqiptaret dhe tere popujt e ish Jugosllavise.
Lideret e klanit shovinist te Zemunit,qe sot jane ne krye te Serbise e kane filluar luften e tyre te fshehte dhe te ashper kunder Shtetit te Pamvarur te Kosoves shume kohe me pare,qysh kur denoncuan ne Gjykaten e Hages me shpifje e mashtrime komandantet e Ushtrise Clirimtare, te Kosoves,heronjt e popullit shqiptar Ramush Hajredinaj,Fatmir Limaj, Azem Sylaj,Agim Ceku e tj,ku megjithse deshtuan me turp dhe u demaskuan rend perpara opinionit perparimtar boteror,po ecin perseri ne rrugen e krimit dhe po pergatiten qe te kryejne vrasje,masakra dhe kasapane te reja neper Ballkan.
Ne jemi shume te bindur se edhe akuzat e funksionarit te larte te Keshillit e Europes,Dick Marty kunder zotit Hashim Thaci,Ushtrise Clirimtare te Kosoves,Republkes se Shqiperise dhe lidereve te saj,qe kane qene perhere viktima te terrorit shteteror serb,te cilat ai po i trumbetone sot me shume buje si “ nje zbulimi i Madhe i Shekullit”,do te pesojne nje disfate te plote dhe demaskohen keq para drejtesise, sapo ato te perballen me provat, realitetin dhe te verteten qe flasin ndryshe.
Te gjitha shpifjet monstruoze te ketij personaliteti,qe do te mbeten edhe nje turp i madhe per Keshillin e Europes,jane veprime te qellimshme e te kunderligjeshme,te cilat duhet te ndeshkohen e denohen rend sipas ligjeve ne fuqi.Akuza te tilla fallco jo vetem qe nuk do ta conojne aspak figuren e ndritur te Komandantit Legjenddar te Ushtrise Clirimtare te Kosoves dhe Kryeministrit te saj,zotit Hashim Thaci,por ato do ta forcojne ate akoma me shume dhe ngrene me larte ne piedestalin e ndritur qe e ka vendosur Kombit Shqiptar,atje ku e ka vendin e tij te nderit,per vepren dhe sherbimin e madhe qe i ka bere Ceshtjes tone te Shenjte Kombtare.
Ne e pershendesim gjithashtu edhe qendrimin e guximshem te Shtetit Shqiptar per denimin e shpifjeve te tilla ndaj zotit Hashim Thaci dhe Ushtrise Clirimtare te Kosoves,i cili me ne fund arrine qe ta ngreje zerin e vet,per te mbrojtur bashkekombesit e tij dhe te drejtat e tyre nga sulmet kriminale te shtetit shovinist serb,por ne te njejten kohe ai duhet te shikoje me kujdes dhe vigjilence se mos ne rraportin e zi famekeq te zviceranit serbofil Dick Marty ka dhene kontributin e tij si mercanar i fshehte edhe ndonje pseudolider i larte shqiptar i zhytur ne tradheti te thelle,qe i sherbene me zelle e perkushtim padroneve te tij serb e antishqiptar te klrimit.

Keshilli Drejtues
Themi J.Tushe
Pashko Rr.Camaj
New York, Dhjetor 28 2010

KOMENTOJE

Furra Tahiri