Forca kërkon nga Monstati që në regjistrimin e ardhshëm të popullsisë të përfshihet edhe diaspora shqiptare

Në një konferencë shtypi, këshilltari i Forcës Nail Draga, deklaroi se regjistrimi i popullsisë dhe deklarimi i përkatësisë nacionale, gjuhësore dhe fetare është çështje individuale e qytetareve dhe se ‘’nuk duhet të kemi paragjykim si në kohën e monizmit’’, njofton Vijesti.

‘’Pikërisht, në kohën e regjistrimit të popullsisë, komisioni parlamentar duhet të përfundojë propozimin e projekt ligjit për zgjedhjen e këshilltareve dhe deputeteve. Pasi deri tani nuk është arritur koncenzusi, janë të gjitha gjasat që përsëri do të shtyhet deri sa të dalin rezultatet përfundimtare të regjistrimit’’, ka thënë Draga.

‘’Është obligim profesional i Monstatit që në regjistrim të përfshihet edhe diaspora, dhe këtu mendoj konkretisht në diasporën shqiptare, pasi sipas të dhënave statistikore çdo i treti shqiptar që është shtetas i Malit të Zi, gjenden jashta vendit. Pasi një numër i konsiderushëm i tyre janë listat zgjedhore, ata duhet të kenë trajtim të njëjtë me qytetaret tjerë’’,, ka thënë Draga. /Promul/

KOMENTOJE

Furra Tahiri