Kryetari i Këshillit të boshnjakëve, akademik Sherbo Rastoder, historian i njohur edhe në përmasa ndërkombëtare, profesor në Universitetin e Malit të Zi, insiston që sa më parë të zbardhet Masakra e Tivarit dhe të hiqet hipoteka që rëndon banorët e këtij qyteti, edhe pse ata nuk kanë lidhje me këtë tragjedi, njofton KosovaLive..
“Ftoj shqiptarët që ta bëjmë një tryezë të rrumbullakët dhe të nxjerrim në dritë dosjet. Në Tivar ende ka njerëz që e kujtojnë këtë masakër edhe ata do të mund të kontribuonin shumë në zbardhjen e së vërtetës që ka ndodhur në maj të vitit 1945. E them këtë se për këtë rast ka interpretime të ndryshme. Unë në vitin 1981 jam takuar në Tivar me prof. Zekrija Canën, i cili kishte ardhur të gjurmojë varret e kosovarëve të likuiduar”, deklaroi akademik Rastoder për TV Teuta të Ulqinit.
Në pyetjen se i ke vazhduar hulumtimet për këtë tragjedi, Rastoder shton se në atë kohë ishte shumë vështirë të përmendet ai rast. Përkundrazi, kam bërë shumë hulumtime arkivore.
Por,ai shton se një tryezë e rrumbullakët është me shumë rëndësi dhe shqiptarët duhet ta përshpejtojnë një projekt të këtillë.
KosovaLive ditën e premte mësoi se Këshilli Nacional i Shqiptare në Mal të Zi në pranverë organizon tryezë të rrumbullakët kushtuar pikërisht kësaj tragjedie. /Koha.Net/