Java e Karnavaleve Koret 2011

Fillojnë përgatitjet për karnavalet “Koret” 2011

Edhe këtij viti, sikurse edhe vitet tjera në Malësi do të organizohen karnavalet “Koret”, i cili tashmë është manifestim tradicional. Pra ky është organizimi i gjashtëmbëdhjetë me radhë i këtij manifestimi.
Ethet e koreve te të rinjtë e Malësisë kanë filluar të ndihen që disa jave më parë. Çdo ekip pjesëmarrës mundohet që ta mbaj sekrete për opinionin se ç’farë në të vërtetë janë duke përgatitur për këtë karnaval. Të gjithë jemi kurioz, por antarët në mënyrë të denjë e mbajnë sekrete temat e natës finale.
Karnavali i sivjem fillon me 04.03.2011 kurse më 08.03.2011 është nata finale apo defileu kryesor. Pritet që edhe sivjet të jetë i përcjellur në mënyrë të denjë nga qytetaret e Malësisë.
Mund të themi se karnavali “Koret” është njëri prej aktiviteteve të vetme në Malësi që janë bërë tradicionale, ky aktivitet më shumë kulturor, shënon edhe ditën kur duhet të digjet armiku, pra sivjet “Korën” e të gjitha të këqijave të 2010 do e djegin ekipi fitues i vitit të kaluar, ekipi i Vuksanlekajve.
Për natën finale këtë vit janë të paraqitur përafërsisht 9 ekipe, por numri i tyre ndryshon deri në fillim të karnavaleve.
Përveç grupeve nga Malësia, në karnavalet e sivjetme pritet që të marrin pjesë edhe grupe nga Mali i Zi dhe rajoni.
Sipas këshillit organizativ edhe këtë vit Karnavali “Koret” 2011 përkrahet financiarisht nga mërgimtaret Malësorë në SHBA si dhe institucionet dhe kompanitë e ndryshme.

Programi i sivjetmë do të jetë si vijon më poshtë:

QKI “Malësia” Tuz, 04.03. 20 19:00h Hapja solemne dhe Nata e Humorit dhe Satirës
Restorant “Troja”- Tuz, 05.03. 2011 20:00h Ballo nën Maska
Tuz, 06.03. 2011 13:30h Dita e fëmijëve (Defilimi nëpër qëndër të Tuzit)
Tuz, 08.03. 2011 18:00h Nata Finale (Defilimi nëpër qëndër të Tuzit)

Ne, si edhe viteve tjera, do të përpiqemi që të përcjellim karnavalin “Koret”. /Malesia.Org/

KOMENTOJE

Furra Tahiri