Traboin, Malësi (25 mars 2011) – Nën përkujdesjen e Këshillit organizues të shënimit të Kryengritjes i përbërë nga OJQ Illyricum dhe SHKA Dedë Gjon Luli, sot në Qepurr-Traboin në praninë e një numri të madh të bashkatdhetarëve nga Malësia dhe diaspora, u bë zbulimi i pllakës përkujtimore për viktimat e para të Kryengritjes. Ky është aktiviteti i parë i shënimit të 100-vjetorit të Kryengritjes që do të përmbyllet me 6 prill.
Zbulimi i pllakës përkujtimore u bë nga Vatë Marashi Dedvukaj dhe Palokë Zefi Nicaj kurse fjala e rastit i takoj Gjon Zefit Camaj. Të pranishmëve ju drejtua edhe Lekë Paloka Camaj, nipi i Ujk Gjeloshit i cili u vra bashkë me heronjtë tjerë në fillim të Kryengritjes.
Më pas publikut ju shfaqën anëtarët e SHKA Dedë Gjon Luli dhe Rapsha të cilët interpretuan pikat e përgatitura.