Me votat e mazhorancës u miratua plani finansiar i KU të Tuzit për vitin 2011

Kuvëndi i Komunes urbane të Tuzit në seancën e shtatë të rregullt miratoi planin finansiarë për vitin në vijim. 1 milion e 900 mije euro në disponim të Komunës urbane e të cilat medoemos do të ndikojnë në përmirësimin e jetës dhe zhvillimit ekonomik. Paraprakisht duhet thënë se buxheti i Kryeqytetit u miratua që në dhjetor të vitit të kaluar kështuqë plani finaniarë për trevën tonë ishte çështje e kryer pa marrë parasyshë debatet publike e ato zyrtare në kuvend dhe as propozimet eventuale, e që në kët rast ishin të shumta e të shumëdhojshme. Kështu i del që të gjitha shpirtrat e trazuara këtyre ditëve, si nga ana e pushtetit lokal ashtu edhe nga opozita ishin veç një hedhje pluhuri në sytë e qytetarëve pasi çdo bisedë a tregim prrallor lillur me planin finansiarë ishte i kotë. Miratimi i tij ishte vëndosur muaj më parë në Podgoricë, ku plani finansiarë u vëndos edhe katër vitet e mëparshme, kështuqë pushteti aktual vonoi, ndoshta qellimisht me debatin publik ku do të duhej të degjoheshin dhe eventulisht të renditeshin kërkesat e nevojat e qytetarëve. Asgjë nga këto nuk ndodhi, në të vërtetë u degjuan kërkesat, akuzat e nderakuzat por asgjë nga to nuk u mor parasyshë. Ky indiferentizem nuk erdhi sepse dikush ka shumicën dhe është politikisht me i fuqishëm se pala tjetër, por thjesht nga arsyeja se për çkado, secilin cent që derdhet në trevën e Tuzit vëndos Podgorica dhe shefi i saj ndërsa shefat e Tuzit as që pyetën janë apo sjanë. E ata guxojnë, sguxojnë, duan apo sduan, çeshtje private e tyre as që kundershtojnë por ngrejnë gishtat lart, duke shperfillur pikësëpari votuesit e vet të cilëve u premtuan kopshtin e Adamit e Eves e ata injoranta sikurse të gjitha 20 vitet e fundit, edhepse u prinë në çlirimin e Dubrovnikut nga dubrovnikasit, edhepse deportuan të shpengulurit e luftës duke i dorëzuar para xhelatëve, edhepse spastruan Bukovicën nga muslimano boshnjaket dhe sot mundohen të gjëjn fajtorët në ndonjë cunam i cili assesi se po godet, të cilët ishin dorë e djathtë e xhelatit të ballkanit, të cilët nuk bënë asgjë për të parandaluar Shterpcin, Kallugjerski llazin, të cilët realizuan privatizimin përfekt edhe të jetëve individuale, zavallën, kombinatin e aluminit, vektrën, baroviqin me kriporën e Ulqinit, hekuranen e Nikshiqit, realizuan kush e din se çka jo, përsëri ju besuan qorrazi. Fati i trevës tonë në këtë rast është pikërisht fakti se në zonën përreth nuk ka ndonjë reaktor bërthamor dhe se në krye të tij drejtues nuk janë Gegaj e Kajoshaj me bashkepuntoret e tyre. Ndoshta së shpejti dëgjojmë edhe për ndonjë tender të tillë, kush e din. Së paku energjia nuk do të na mungojë, përndryshe do të kemi edhe për import sikurse Nënhelmi ujët me të cilin as sot sdin kah tja mbajë e për çka Komuna urbane, alias Miomir Mugosha, ndau 23 mijë euro, por nga buxheti shtetëror.

Ekonomistet dijnë më së miri ti bëjnë këto dhogari por gjithsesi shtrohet pyetja ku e lanë çerdhën e fëmijëve në Tuz, ndërkohë që një këshilltarë opozitarë kërkon një a dy, ska rëndësi, të tilla edhe në Dinoshë e fshatra tjera. Shtrohet pyetja çe bënë tregun e gjelbërt nga i cili vjelin së paku 400 mijë euro në vit, ndërsa aty nuk ka asnjë kusht jetësor që gati 15 vite të tëra. Tuzi tregun sido që ishte e posedonte para 50 vitesh. Asokohe Tuzi e Malesia kishte edhe komunën të cilën e shiten apo e vodhën krerët komunist-tuzjanë e malësorë kush ma parë se tjetri. Harruan palestrën sportive aq të perfolur…harruan shumë premtime e parashikime të tyre e madje edhe premtimet e Kryetarit të Komunës në shtator të vitit të kaluar me rastin e 100 ditëshit të ushtrimit të pushtetit kur të gjitha këto i theksoi me kënaqësi e gëzim për shkak siç pati thënë se një pjesë e tyre është në ndërtim e siper e për një pjesë tha se do të ndodhi se shpejti madje permëndi parcelat e dedikuara për to e edhe projektet që ja huazuan apo dhuruan në ditën e çlirimit të Tuzit nga komunistët-baballarët, disa krerë komunash si ata të Rozhajës e Tivarit. Sot në seancen e kuvendit kto projekte nuk u panë ndërsa këshilltaret e mazhorances duke imituar situatën e një minutë heshtjeje ngritën dy gishtat lart. Opozitarët nga ana e tyre patën veç kritika dhe në to kryesuan Nikollë Camaj, Maliq Cunmulaj, Vasel Sinishtaj e Kolë Lulgjuraj, të cilët planin në fjalë e quajtën dokument të imponuar nga Podgorica të cilin mazhornca as që guxon ta kundërshtojë sië bënë ata për katër vite sa ishin në pushtet. Nga ana e tyre përfaqesuesit e mazhorancës para sulmeve të opozitës u mbrojtën me një të vërtetë, se premtimet e dhëna nuk mund të realizohen me një plan finansiarë, gjithsesi jo me një plan të ketillë, por siç thanë ata për një mandat, mbetet ti shohim nëse kjo do të ndodhë çka do të jetë për lëvdatë. Gjithashtu ata thanë se duhet të realizohen projekte që janë të rëndësishme dhe për të cilat posedojnë mjetet, që janë ato të parpara me planin finansiarë. Edhe kjo është një e vërtetë edhepse e cunguar pasi në të nuk ka asnjë projekt të rëndësishëm nëse anashkalojmë ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve që aktualisht janë në gjëndje katastrofale dhe ndërtimin e varrezave për të cilat as që dihet ku do të ndërtohën. Aty përfshihet edhe ndërtimi i ujësjedhsave në malësinë jugore ku po ndërtohet që disa vite radhazi dhe as po perfundohet deri me sot, parashikohet pastrimi i urrelës-deri me tani për këtë deponi mbeturinash që pershkon qytetin, që kalon pranë zyrave të Komunes urbane dhe që pershkon trevën mes e përmes të saj janë ndarë disa qindra mijëra euro. Pyetja me banale është ajo se a e dinë këshilltarët e mazhorancës, Kreu i Komunes dhe urdhërdhënësit në podgoricë se sa kushton rihapja e një Urrele të re që nga burimi e deri në derdhjen e saj. Nese e dinë le ta hapin një të re, pasi mjetet e deritanishme mjaftojnë për këtë nëse normalisht nuk janë vjedhur, e nëse nuk e dinë le të bëjnë dhogaritje rishtazi ose të pushojnë nga puna ekonomistët e dështuar. Rruga Dinoshë-Pikalë-Triesh do të ndërtohet dhe trieshjanët mund tja fillojnë valles së malësisë, por disa treva tjera, Mileshi, Rrogathi, Dheu i zi, Vranja, Vllana, pjesa malore e Grudës, Kojës, Hotit, pjesa fushore tjetër, Dushiqi, Vuksanlekajt e kështu me radhë le të presin një plan finansiarë tjetër…deri atëherë mirupafshim…dhe rrini të qetë, skeni pse të lodheni, për këtë kanë mënduar të zgjedhurit tuaj dhe hartuesit e këtij dokumenti…vënde të reja pune nuk do të ketë sepse për këte ska nevojë, papunësia gjithesesi është në nivel të duhur. /Tv Boin/

KOMENTOJE