Lindita Çunmulaj, fituese e “Miss Bjeshka 2011”, organizuar në Koritë me rastin e Ditës së festës së bjeshkatarëve, Shën Shtjefnit

SH.K.A “Besa”, ditën e festës së bjeshkatarëve, Shën Shtjefnit, organizoi manifestimin, tashmë tradicional, Logu i bjeshkës, “Miss Bjeshka 2011”.
Programin e përcolli një numër i madh shikuesish, të cilët fillimisht morën pjesë në meshën e shenjtë, e pastaj ndoqën manifestimin e organizuar nga Sh.K.A Besa, si dhe disa vargje recituase nga Lekë Nikprëlaj.

Në konkurencë për bukuroshen e bjeshkës morën pjesë 9 vajza malësore.
Ato ishin: Valentina Nikollaj, Lindita Çunmulaj, Alda Mujaj, Françeska Lulati, Ana Popaj, Luiza Popaj, Danjella Bunjaj, Klaudija Gjergjaj si dhe Dila Lucaj.

Juria ishte e përbërë nga Gjovalin Gjeloshi, Robert Nikprëlaj dhe Kristina Lekoçaj.
Përcjellëse e parë dhe e dytë u zgjollën Valentina Nikollaj dhe Luiza Popaj, kurse kurora e bukurisë i takoi Linditës Çunmulaj të cilës kurorën ia dorëzoi Merita Dedivanaj, mbajtësja e kurorës e vitit të kaluar. Juria zgjodhi dhe veshën më të bukur të nusërisë që i takoi Valentinës Nikollaj. Këtij viti ishte dhe një risi për shkak se ishte mundësuar edhe vota nga publiku, e që me votat e publikut më së shumtit u votua Lindita Çunmulaj.
Po ashtu u zgjell çifti vallëzues më i mirë.

Programi i mesditës vazhdoi me muzikë, ku të pranishmit i argëtoi mjeshtri i muzikës Alfred Popaj, si dhe këngëtaret Valentina Spaho, Amanda Ujkaj, mbasandej vazhdoi me muzikë të zgjellur nga dj Buqi. /Albert camaj/

FOTOGRAFITË KOMENTOJE