Tubim protestues në fshatin Dobrçin-Cem të Selishtit

Më 16 Gusht në fshatin Dobrçin, në Cem të Selishtit, u mbajt një tubim protestues, në të cilin banorët e tij dhe të fshatrave përreth, kërkuan ndërtimin e menjëhershëm të urës e cila e lidhë këtë fshat me rrugën kryesore. Banorët e tubuar kërkuan nga kompetentët që sa më parë të fillojnë ndërtimin e kësaj ure e cila është vjetëruar dhe ndodhet para shkatërrimit, andaj nuk plotëson as kushtet minimale të përdoret nga banorët e këtushëm.
Ajo paraqet rrezik potencial, pasiqë është ndërtuar kaherë dhe në 30 vitet e fundit nuk është rinovuar fare. Në emër të organizatorit të kësaj proteste, foli Gjelosh Lulgjuraj, banor i këti fshati dhe i cili paraqiti kërkesa dhe shkresa të shumta drejtuar madje edhe kryeministrit të Malit të Zi, Igor Llukshiq, për domosdoshmërinë ndërtimit të urës.

Ai, poashtu paralajmëroj se nëse nuk fillohet me ndërtimin e menjëhershëm të saj do të jet i detyruar të bëjë bllokimin e rrugës kryesore përngjat lumit Cem, pasiqë situata aktuale është e padurueshme.
Poashtu foli edhe Kolë Lulgjuraj, këshilltarë i PSP në Kuvendin e KU të Tuzit dhe në Kuvendin e Podgoricës, i cili theksoi se ndërtimi kësaj ure është i nevojshëm jo vetëm për banorët e këtushëm dhe ata që kanë këtu tokatë e tyre, por edhe më gjërë.
Ai poashtu kërkoi nga kompetentët që të plotësojnë premtimet e dhëna më parë dhe ta ndërtojnë këtë urë. Banorët u shprehën të pakënaqur me qëndrimin e pushtetarëve pasiqë nuk është filluar puna në ndërtimin e saj sepse kurë të fillojnë të reshurat e vjeshtës, puna mbi lumin Cem është e pamundur.
Të rikujtojmë se kompetentët në KU të Tuzit dhe nga Podgorica kanë paralajmëruar se ndërtimi i kësaj ure do të përfundoj deri në vitin 2010, por siç shifet punimet nuk kan filluar ende deri me sot.

/Albert Camaj/

FOTOGRAFITË KOMENTOJE

VIDEO 123

Furra Tahiri