Shqipëria nuk e dorëzon Gjon Lucajn

Autoritet shqiptare refuzuan kërkesën e autoriteteve malazeze për ekstradimin e Gjon Lucaj, 39 vjeç nga Malësia, i cili ishte i dënuar në operacionin e policisë malazeze të 9 shtatorit 2006, të ashtuquajtur “Fluturimi i Shqiponjës”, njoftojnë mediet malazeze.
Lucaj ishte arrestuar në fillim të muajit maj në Tiranë, sipas urdhër arrestit të lëshuar nga Zyra e Interpolit në Podgoricë.
Gjon Lucaj ishte i dënuar në mungesë, dhe gjatë gjithë kohës ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet malazeze.
Gjykata shqiptare refuzoi të ia ekstradojnë Malit të Zi Lucajn, pasi ajo u vlerësua si akuzë e montuar politike, dhe vendosi që Lucaj të lirohet.
Mediet malazeze këtë akt të Gjykatës shqiptare e vlerësuan si një shuplakë ndaj autoriteteve malazeze, pasi Lucaj është shtetas malazez dhe i kërkuar nga Interpoli. /Malesia.Org/

KOMENTOJE

Furra Tahiri