Hakerët shqiptarë kanë sulmuar sërish në Beograd

Hakerët shqiptarë kanë sulmuar faqen e Qendrës për Studime Euroatlantike në Beograd, raporton B92. Hakerët me këtë rast kanë vendosur flamurin shqiptar, tekst dhe muzikë.

Në adresën në internet të Qendrës ( www.ceas.org.rs) hakerët kanë vendosur tekstin në gjuhën shqipe, ku thuhet : “Kanë tentuar romakët, pastaj edhe turqit, gjatë gjithë kohës tentojnë grekët, dhe pastaj në radhë kanë ardhur serbët, mirëpo askush nuk ka mundur ta shkatërrojë këtë popull që nga Ilirët deri te Shqiptarët, vetëm emri është ndërruar”.

Ky tekst përcillet nga muzika me origjinë shqiptare, ndërsa hakerët janë nënshkruar me emrat me kod CYBIMP dhe KHG. /KohaNet/

KOMENTOJE

Furra Tahiri