Në Mal të Zi quhet terrorist, në SHBA është humanist

Rrok Dedvukaj, është një bashkatdhetar i yni I cili tani jeton në Detroit të SHBA-ve. Ai në mesin e shqiptarëve në Mal të Zi por edhe më gjërë njihet si një ndër të arrestuarit në aksionin famëkeq “Fluturimi i Shqiponjës”. Ai po ashtu mbahet mend edhe për deklaratën dhënë policisë malazeze ku u kishte thënë se lirisht mundeni që të më vrisni, por unë kurrë nuk do të pranojnë se kam bërë diçka që nuk është e vërtetë.
Gazeta prestigjoze Detroit News në SHBA ka realizur një kronikë për Rrokun. Stafi yne me kënaqësinë më të madhe realizoi përkthimin në tërësi të shkrimit nga gjuha angleze.

Si fëmijë është rritur në Podgoricë, Mali i Zi, fëmija më i madh prej gjashtë sa ishin, ku një vakt ushqimi mund të përbëhej nga një pjesë bukë dhe djathë feta: “Nëse ishim me fat, ne do të merrnim një pjesë të mishit një herë në vit”.
Sot të mërkuren, Dedvukaj, një qytetar amerikan, në Ditën e Falenderimeve jep ushqim në restorantin e tij mysafirëve të rregulltë por edhe të tjerë, ata që nuk kanë me çka të paguajnë, një darkë falas me proshutë, patate, pure, mbushje, salcë boronicë dhe bishtajë.
“Unë nuk mund të kthejë askend mrapa, sepse do ishte sikur të kthejë veten time shumë kohë më parë”, thotë Dedvukaj, duke përshëndetur të gjithë konsumatorët me emër që kishin mbushur Grill Royal, në Coolidge pranë Nine Mile. “Unë e di si është të jesh me stomak bosh”.

Është viti i dytë që Dedvukaj, 53 vjeç, ka ofruar ushqim falas dhe ka pranuar donacionet – prej atyre që janë në gjendje për të paguar – për të ndihmur ata që kanë nevojë. Vitin e kaluar, ai dhuroi 1.700 $ ndihmë për të rinjtë të Oak Park. Këtë vit, donacionet përveç tyre i dedikohen edhe të rinjëve të shkollës së mesme të Oak Park.
“Unë mendoj se kjo është e mrekullueshme, sepse ka shumë njerëz të cilët nuk mund të përballojë as edhe një vakt ushqimi për Ditën e Falenderimeve”, tha Gwendolyn Gary, 72, nga Oak Park. “Pronari është gjithmonë miqësor me mysafirët”.
Në mesin e vullnetarëve që shërbejnë darkën është edhe kryetarja e re e Oak Park, Marian Meisner McClellan.

“Unë jam shumë krenare që kemi një biznesmen të tillë në Oak Park i cili jep për komunitin, dhe ne kemi shumë të tjerë si ai,” tha ajo.
Dedvukaj dhe gruaja e tij, Aga, e cila ndihmon në kuzhinë, kanë pesë fëmijë. Përveç udhëheqjes me restorantin e tij, ai është një aktivist për të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi.
Ai u kthye në vendin e tij në vitin 2006 pas shumë viteve në Shtetet e Bashkuara. “Mua në Mal të Zi më kanë quajtur terrorist, dhe kam qenë i arrestuar dhe burgosur nga shtatori i vitit 2006 deri në shtator të vitit 2009,” tha ai. “Krimi im i vetëm ishte se kam mësuar të mendoj lirshëm dhe të besojë në të drejtat e njeriut”. /Ulqini-Online/

Marrë nga Detroit News

KOMENTOJE

Furra Tahiri