Për flamurin kuq e zi mund të dënohesh deri në 60 ditë burg

Komisioni për çështje kushtetuese dhe legjislative të kuvendit të Malit të Zi mbështeti projekt-ligjin mbi rendin dhe qetësinë, me anë e së cilave sanksionohen shkeljet e rendit dhe sigurohen kushtet për funksionimin e rendit publik.

Përveç shkeljeve të tilla si shitja dhe blerja e organeve njerëzore, përdorimi i armëve të zjarrit dhe materialeve eksplozive, në projekt ligjin e ri edhe përdorimi i flamurit, stemës dhe simboleve të një shteti tjetër pa marrjen e lejes paraprake paraqet shkelje të ligjit.

Siç njofton CDM, me propozim ligjin e ri për rendin publik dhe të qetësisë, për të cilin shumica e anëtarëve të komisionit votuan pozitivisht, parashikon që nëse një person fizik, ” në një vend publik pa leje përdorë flamurin, stemën apo simbol të një shteti tjetër, do të dënohet me një gjobë prej 200 € deri në 1.000 € ose me burgim deri në 60 ditë”. /Ulqini Online/

KOMENTOJE

Furra Tahiri