Më datën 07.02.2011, Kryetari i Forumit Demokratik për Integrim z. Anton Lulgjuraj, zhvilloi një takim zyrtar në Tiranë me Kryetarin e Partisë Socialiste z. Edi Ramen. Gjatë takimit z. Lulgjuraj ia shpalosi plan-programin e FDI-së Kryetarit të Partisë Socialiste dhe e njoftoi me situatën e shqiptarëve në Mal të Zi.
Gjatë bisedës mjaft konstruktive, z. Lulgjuraj foli për mungesën e vetëqeverisjes lokale (Komunën e Malësisë) si e drejtë elementare njerëzore e garantuar nga Kushtetuta dhe marrëveshjet ndërkombëtare, uzurpimin e pronave, etj. Poashtu, Ai u ndal tek Ligji për “sigurinë e rendit publik dhe qetësinë” i cili në mënyrë kategorike e ndalon Flamurin kombëtar dhe identifikimin me simbole kombëtare për shqiptarët në Mal të Zi. Në vazhdim të bisedës z. Lulgjuraj foli për mundësinë e përmirësimit të kushteve studimore për shqiptarët nga Mali i Zi të cilët vijnë e studiojnë në Shqipëri. Ai i kërkoi z. Edi Rama, që të mundësojë rregjistrimin e studentëve shqiptar në Universitetet e Shqipërisë pa pasur pëngesa.
Nga ana e Kryetarit të Partisë Socialiste u tregua një gadishmëri për të bashkëpunuar për situata të caktuara në fusha të ndryshme në mënyrë që të realizohen të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi të garantuara nga Kushtetuta dhe konventat ndërkombëtare.
Poashtu, Kryetari i FDI-së e ftoi z. Edi Rama që të vizitojë shqiptarët në Mal të Zi.
Forumi Demokratik për Integrim
07/02/2012