Një gjysmë metër borë në Malësi

Tuz, Malësi – 11 Shkurt – Reshjet e borës nuk ndalen gjatë krejt natës ku trashësia e borës kaloj 55cm.
Rrugët janë krejtësisht të bllokuara.
Malësia sot ishte edhe pa rrymë elektrike për 7 orë.

Lexues të nderuar, nëse keni fotografi interesante, mund të dërgoni në posten elektronike: stafi@malesia.org /Malesia.Org/

KOMENTOJE

Përsëri borë në Malësi

Tuz, Malësi – 10 Shkurt – Sot pasdite, pas disa ditë pauzë, përsëri nisi të bien reshje bore. Borës së fundit e cila ende nuk ishte shkrirë, deri tani u shtuan edhe rreth 20-25cm trashësi bore. Bora në Malësi nuk është dukuri e zakonshme, mirëpo këtë dimër na shoqëroj më shumë se çdo herë më parë. Bora është pjesë e dimrit por kësaj radhe na befasoj, aq më shumë në një vend ku rrugët nuk pastrohen në kohë, e edhe kur pastrohen atë e bëjnë shumë dobët. Ku kripa në rrugë nuk përdoret, rryma ka prishje të shpeshta etj., dukuri që përballimin e bëjnë më të vështirë. /Malesia.Org/