KNSH dërgon telegram ngushëllimi Presidentes së Kosovës

Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Malin e Zi z. Tahir Tahiri, me rastin e tragjedisë familjare në fshatin Restelicë të Dragashit ku humbën jeten 10 anëtarë të familjes Reka, i ka dërguar telegram ngushëllimi Presidentes së Kosovës Znj. Atifete Jahjaga, ku thuhet:
E nderuara Zonja Presidente,
Me shqetsim dhe dhimbje të madhe morëm lajmin për vdekjen tragjike të 10 qytetarëve të Kosovës, në fshatin Restelicë të Dragashit të shkaktuar nga orteku i borës. Kjo tragjedi e rëndë e cila tronditi dhe pikëlloj thelle jo vetëm familjarët e viktimave, por tërë popullin e Kosovës, na ka prekur thellë edhe ne shqiptarëve në Malin e Zi.
Prandaj në emër të Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Malin e Zi, Ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta Ju zonja Presidente, të afërmve të familjeve që pësuan nga kjo tragjedi e rëndë si dhe gjithë popullit të Kosovës. /Malesia.Org/

KOMENTOJE

Furra Tahiri