Mbas largimit të Dinoshës, ka mundësi që Ministria të cilën drejtonte të shkrihet

Me marrjen e postit të Ambasadorit të Malit të Zi në Shqipëri, Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave që drejtonte Ferhat Dinosha mund të shuhet.
Këtë ministri për tani e drejton zëvendës kryeministri dhe Ministri i Drejtësisë Dusko Markovic.

Sipas informatave jozyrtare të përditshmes “Dnevne Novine” ekziston mundësia që këto dy ministria të shkrihen në një ministri, ku Markovic do të ishte Ministër i Drejtësisë dhe Drejtave të Njeriut.

Nëse kjo ndodhë, atëherë Unioni Demokratik i Shqiptarëve do të mbesin pa këtë pozitë të lartë në Qeverinë malazeze, por sipas DN ajo do të zëvendësohet me ndonjë funksion tjetër. /Malesia.Org/

KOMENTOJE

Furra Tahiri