Në maternitetin e Podgoricës fyhet dhe abuzohet fizikisht gruaja gjatë lindjes

Shpesh herë mund të lexojmë apo dëgjojmë për spitalet malazeze se nuk janë në nivelin e duhur. Pacientet ankohen për higjienë, ushqim të keq dhe staf mjekësor joprofesional.
Megjithatë kur dëgjojmë se pacientet abuzohën fizikisht, kjo kalon çdo kufi të humanizmit dhe profesionalizmit, shkruan gazeta “Dnevne Novine”.

Për prindërit nuk ka ngjarje më të bukur dhe emocionuese se kur në botë vjen pasardhësi i tyre. Nëna kur shikon beben e vet pran vetes, harron në të gjitha ato vuajtje para dhe gjatë lindjes.

Kjo gazetë publikoi një artikull në lidhje me maternitetin në Qendrën Klinike në Podgoricë, për të cilin foli një nga pacientet me emër Sanja Rasovic e cila mbas lindjes së bebes së saj, ishte dëshmitare gjatë lindjes së një gruaje të re.

Rasovic foli për dhunën verbale dhe fizike ndaj gruas shtatzënë, tymi i duhanit në sallën e maternitetit, çarçafët e palara të përgjakura dhe ushqimin e keq në Qendrën Klinike të Malit të Zi.

Ajo tha se lindja e saj shkoi mirë, por se nuk mund të harroj ngjarjen të cilën e përjetoj në maternitet, kur ajo ishte dëshmitare gjatë lindjes së një gruaje të re e cila pësoj një numër të madh fyerjesh por edhe shuplaka.

“Për atë grua të re ishte lindja e parë, dhe nga dhimbjet e frika ajo nuk ndiente se çka stafi mjekësor i thonjte, pra nuk i përcjelltë instruksionet që ata i thonin.

Të nervozuar nga sjellja e saj, stafi mjekësor e ofenduan me fjalë si “lopë”, “pelë” etj. e madje edhe e gjuajtën shuplaka disa herë!

Mendoj se askund në botë nuk ka një trajtim të tillë ndaj grave, veçanërisht gjatë lindjes. Përveç tek ne” , shkruan Rasovic nga përjetimi i tmerrshëm. /Malesia.Org/

KOMENTOJE