Deputetit i Partisë Demokratike të Socialisteve (DPS) ka mohuar shkrimet e disa medieve se në qoftë se do të ketë ndryshime territoriale në Ballkan, të gjithë shqiptarët do të jetojnë në një shtet.
Ai për gazetën “Dnevne Novine” tha se shqiptarët janë qytetarë besnikë të shtetit të Malit të Zi, dhe se ata besojnë në të ardhmen e saj evropiane.
“Të gjithë shqiptarët nuk do të jetojnë në një shtet. Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia nuk kanë pretendime territoriale ndaj Malit të Zi.
Do të jetojmë nën një çati, por ajo quhet Bashkimi Evropian”, tha Gegaj.
Gegaj gjithashtu shtoi se ekzistojnë disa qendra që kanë dëshirë për të nxitur situatën e sigurisë në Ballkan. /Malesia.Org/