Mijëra të vrarë, mijëra qytete e fshatra të djegura në gjithë Ballkanin nga e njëjta dorë vrastare e nga i njëjti mllef shoven e fashist dhe shpëtoi pa marrë dënimin e merituar. Madje, ky shovinizëm e fashizëm sllav edhe u përkëdhel e u shpërblye nga Evropa sa herë kishte ajo mundësi. Fashizmi sllav ka kohë, por edhe gjatë gjithë këtyre viteve e ditëve të shekullit XXI tregon dhëmbët, kërcënon paqen dhe Evropa hesht. Populli shqiptar kudo në trojet e tyre, brenda e jashtë kufijve flet si i mekur “ Eh, po të mos ishte Amerika”. Kjo fjali e përsëritur përditë duke parë skena vandale e plot nacionalizëm të shfrenuar në Maqedoni, Kosovë Lindore e Malësi, ka kuptim të plotë sepse është shumë e vërtetë se po të mos ishte angazhimi human e njerëzor i Amerikës, Evropa, një pjesë e saj, mbase edhe do të vazhdonte ta ushqente e t’ia fshehte krimet nacionalizmit sllav.
Kush vrau e preu në tërë tokat e trazuara të Ballkanit? , Kush bëri gjenocid e shkuar gjenocidit ndaj civilëve të pambrojtur në Bosnjë e Kosovë. Kush po vazhdon me akte vandale e krijim të atmosferës së frikës ndaj gjithë të tjerëve e veçmas ndaj shqiptarëve?
Është ky fashizmi sllav, që nuk pran duke treguar dhëmbët dhe etjen për gjak. Kush po pëson në gjithë këto akte të lojës së skenave tragjike?, Po pësojnë shqiptarët në Maqedoni, Kosovë Lindore e në Malësinë e Madhe dhe Evropa sheh, kollitet pak, buzëqesh me cinizëm dhe me heshtjen sikur i thotë këtij fashizmi që të mos ndalet. Po i thotë, po i thotë edhe fort bile sepse faktet e dëshmojnë këtë. Shqiptarët kudo janë në Kosovë, Kosovë Lindore, Maqedoni e Malësi kanë përjetuar dhunë e shkelje të të drejtave elementare dhe kanë heshtur me sytë nga Evropa e bota e në përpjekje për ta ruajtur qetësinë në Ballkan, qetësi të cilën gjithmonë e kanë trazuar dhembët e fashizmit sllav që i ngjanë atyre dhëmbëve të gjatë të lugetërve, që nuk kanë të ngopur me gjakun e huaj. Serbisë, Malit të Zi e Maqedonisë Evropa iu duartroket për çdo deklaratë në emër të bashkëpunimit e qetësisë, qofshin ato deklarime plot rrena dhe të tilla janë . Janë, sepse sllavët kurrë nuk e kanë mbajtur fjalën e dhënë e nënshkrimet e bëra në takime me palën tjetër e në sy të Evropës dhe as edhe një ndëshkim. Shteteve sllave që ushqejnë në pikë të ditës fashizmin e mprehin dhëmbët e lugetërve Evropa ua shtron rrugën me trëndafila drejt BE-së e për shqiptarët vë kushte e mbi kushtet. Kërkon nga Kosova që të bëj integrimin dhe kthimin edhe të atyre që i frikësohen kthimit në vendin e krimit. I vë kushte mbi kushte Shqipërisë , por me Maqedoninë, Serbinë e Malin e Zi i ka lutjet përkëdhelinë dhe dhuratat. Kur këtyre tekave të Evropës ia shtojmë edhe inatin mes shqiptarëve dhe ndarjet e përçarjet për kolltukë atëherë nuk kemi pse habitemi. Kjo është Evropa, këta jemi ne dhe ky është fati i pafat i shqiptarëve të mbetur jashtë kufijve të Shqipërisë e Kosovës. Zoti qoftë me ta dhe e këndelltë Evropën dhe liderët shqiptarë. Evropën që të shoh se si po lulëzon me bekimin e tyre fashizmi sllav dhe si po e rrezikon edhe këtë paqen e zbehte në Ballkan dhe liderët tonë që të shohin e kuptojnë se e kanë borxh të mendojnë për kombin si tërësi e jo vetëm për kolltukun. Liderët shqiptarë nuk duhet të pajtohen me të tjerët gjithmonë e në emër të ruajtjes së paqes në Ballkan. Paqja ruhet vetë kur të jenë të gjithë të barabartë dhe të lirë e të pacenuar në trojet e tyre.
Këtë shkrim, e di, ca media nuk do ta botojnë dot dhe jo pse nuk mendojnë kështu edhe ata, po për ta ruajtur paqen në Ballkan dhe miqësinë për ndonjë donacion me qarqe të Evropës.
Rrahman Jasharaj
Koordinator për trojet etnike i Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj “
rraha_j@hotmail.com, tel. 044 106 392