Prej datës 21 deri në mesditën e së martës, asnjë shtetas shqiptar nuk ka mundur të kalojë në shtetin malazez me kartë identiteti.
Ministria e Punëve të Jashtme shqiptare kishte njoftuar se ka hyrë në fuqi marrëveshja dypalëshe për përdorimin e kartave të identitetit dhe jo pashaportave në kalimin e kufirit. Por një gjë e tillë është respektuar vetëm nga pala shqiptare.
Gazetari i Top Channel tentoi të kalojë kufirin me kartën e identitetit. Pasi procedura u krye e rregullt në pikën shqiptare të kalimit kufitar, në pikën malazeze u refuzua. Shpjegimi që policia malazeze dha ishte se nuk kishin asnjë njoftim për zbatimin e një marrëveshje të tillë dypalëshe.
Kamera e Top Channel ishte dëshmitare e refuzimit të një të moshuara, banore e Muriqanit, e cila sapo ishte kthyer mbrapsht dhe nuk u lejua nga policia malazeze të kalojë kufirin me kartë identiteti dhe si kjo e moshuar janë shumë shtetas që po u refuzohet hyrja me kartë identiteti.
Shqipëria dhe Mali i Zi më 14 dhjetor të vitit 2011 nënshkruan një marrëveshje nga zv/kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Shqipërisë, Edmond Haxhinasto me homologun tij malazez, Milan RoÄen për lehtësimin e procedurave në lëvizjet ndërkufitare mes dy vendeve. /TCH/