Me datën 28 Mars 2012, NLB Montenegrobanka, Filijali në Tuz, në krye me drejtorin z. Martin M. Bojaj vlerësohet dhe fiton çmimin si banka më e mirë në Mal të Zi.
Në fakt, ky është shpërblim i të gjithë qytetarëve, kompanive dhe institucioneve të cilët kanë zgjedhur NLB
Montenegrobankën, Filijalin Tuz në Malësi për të realizuarë transakcionet financiare. Kjo për Filijalen Tuz është e
shënjte sepse të gjithë qytetarët, institucionet si dhe firmat i kane dhuruar Filijalit Tuz – Besimin, djersën e vetë dhe
familjeve të tyre.
Dhurata është e Malësisë ndersa shpërblimi ynë është besimi i cili na dhurohet neve, i thënë nga kreu drejtori z.
Martiin M. Bojaj.
Ne kemi dhënë, japim dhe do të japim çdo gramë të fuqise intelektuale me qëllim për të avansuar bizneset e
afaristëve tonë në Malësi, me qëllimë për të avansuar institucionet tona në Malësi, si dhe me qëlllimë për të lidhur një
urë të fortë me Malesorët tonë të cilët gjindën në Amerik, Evropë, etj.
Në emrin timë personal dhe në emer të NLB bankës, dëshirojë të falenderojë kompaninë “Western Union Financial Services” Inc për shërbimin shumë cilesorë dhe profesional që i ka bërë NLB Montenegrobankës, Filijalit Tuz në Malësi.
NLB Group është banka më e madhe sllovene dhe ndër bankat më të mëdha në Evropë. Veprimtaria më e rëndësishme e Grupit NLB është banka, ndërsa Grupi gjithashtu ofron shërbime të tjera financiare. Kapitali i NLB Grupit është mbi 30 miliardë dollarë.
Grupi NLB operon në 17 vende, duke mbuluar 18 tregje duke përfshirë: 12 banka dhe 1 degë jashtë vendit; 9 kompani të leasing-ut; 10 kompani konfiskuese; 5 kompani të sigurimeve; 1 kompani për menaxhimin e aseteve të kompanive, dhe14 kompani për kryerjen e aktiviteteve të tjera.
Çmimet dhe njohjet
Vitin e shkuarë, Grupi NLB ka marrë disa çmime për përsosmëri nga ekspertë të industrisë dhe publikut të
përgjithshëm.
Shpërblimet për shkelqyeshmëri në operacione
Revista e njohur financiare Global Finance e ka njohur NLB bankën si bankën më të mirë në Slloveni për të
trembëdhjetëtin vitë radhazi.
Çmimet për përsosmëri në marketing
Lexuesit e revistës së njohur Reader’s Digest njohën NLB bankën si bankën më të besuar në Slloveni
për të katërtin vit radhazi, duke e shpërblyer NLB bankën me dhënien “Trusted Brand” në kategorinë e
bankave.
NLB vite me rradhë për punën e saj, fitonë vlerësime dhe çmime prestigjioze internacionale. Në Vien është mbajtur
ceremonia britaneze e shpërblimit në fushë të financave Euromaney CEE Awards for Exellence, e cila që nga viti
1992 shpërblen bankat më të mira dhe institucionet financiare nga e gjithë bota.
NLB grupën e perfaqësojne mbi 10,000 te punësuar, mbi 5 milion klijentë, 1300 banka korresponduese në 137 vënde
të botës dhe me kapital mbi 30 miliardë dollar.
Çmimi që kemi fituarë sot është shpërblim për punë të sukseshme në të kaluerën dhe stimul për punë në të ardhmën
në Malësi.” tha ndër të tjera gjatë marrjes së shpërblimit drejtori i NLB Montenegrobakës z. Martin M. Bojaj.
Shërbimi Informativ i NLB Montenegrobanka në Tuz