Piters – Ja pse e firmosa letrën për Komunën e Tuzit

Në një intervistë të posaçme për gazetën kombëtare “Bota Sot”, dhënë gazetarit tonë në SHBA, Beqir Sina, ligjvënësi demokrat nga Detroiti Gary Piters, anëtarë i Grupit për Çështjet Shqiptare në Kongresin amerikan, flet për marrëdhëniet e shkëlqyera të popullit amerikan dhe atij shqiptarë. Mirëpo, këto marrëdhënie thotë ai duhet çuar më përpara, Kongresmeni Gary Piters flet edhe për çështjen e veriut të Kosovës, bisedimet mes Prishtinës e Beogradit si dhe flet për rolin dhe kontributin e madh të diasporës shqiptare.

Nga kjo intervistë shkëputëm përgjigjën e kongresmenit Piters në lidhje me kërkesën e tij për Komunë të plotë për Malësinë

“Bota Sot”: Në mesin e nënshkrimeve të një letre dërguar Kryeministrit të Malit të Zi, zotit Igor Lukshiç në të cilën në mes tjerash kërkohet statusi i plotë i Komunës së Tuzit për Malësinë, bashkëngjitur me kongresmenët Eliot Engel, dhe kongresisten Jean Schmidt ishte edhe nënshkrimi Gary Piters!

Piters:
Po, është e vërtetë se e kam nënshkruar edhe unë! Unë e kam nënshkruar atë, sepse unë mendoj se është shumë e rëndësishme që populli shqiptar në Tuz, të ketë mundësi për vetëqeverisje dhe të jetë në gjendje të kenë një qeveri komunale të tyren dhe të jenë në gjendje për të qeverisur mbi atë zonë.
Mbasi në Mal të Zi ka komuna më të vogla. Andaj veçanërisht në Mal të Zi është shumë e rëndësishme që ata (Tuzi) kanë aftësinë për vetëqeverisje në atë komunë dhe kjo është arsyeja pse unë mendoj se është e rëndësishme për qeverinë e Malit të Zi, që të dijë se ka anëtarë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara që e kanë parë gjendjen dhe qëndrojnë përkrah me minoritetin shqiptar në atë vend.
Ashtu si e kemi cekur edhe në letrën drejtuar Kryeministrit të Malit të Zi, shkëlqesisë së tij Igor Lukshiq, ku thuhet se ne, kemi qenë duke punuar për të inkurajuar qeverinë malazeze për të punuar me popullatën etnike shqiptare në Mal të Zi dhe se inkurajojmë Qeverinë e Malit të Zi për t’u bërë garante e statusit të Komunës së Tuzit.
Ne këtë e bëjmë si përkrahës të fortë të marrëdhënieve të SHBA-së me Malin e Zi dhe me miqtë e popullit të Malit të Zi, që ka pesë vjet shtet i pavarur, dhe sovran duke e vlerësuar atë çka ka bërë Mali Zi, i cili ka përparuar dukshëm, duke arritur të marrë edhe statusin e kandidatit në Bashkimin Evropian, me shpresë në të ardhmen për t’u bashkuar me NATO-n. /Malesia.Org/

Furra Tahiri