Ndahet nga jeta piktori i njohur nga Ulqini, Gjergj Noc Martini

Të ënjten e kaluar, me 19 prill 2012, në moshën 67 vjeçare u nda nga jeta piktori i njohur nga Ulqini, Gjergj Noc Martini. Gjergj Noc Martini ishte ndër piktoret më të njohur jo vetëm nga radhët e shqiptareve në Mal të Zi por edhe më gjerë.
Ai ka lindur në Shtoj të Ulqinit në vitin 1945. U diplomua në Fakultetin e Arteve të Bukura në Beograd në vitin 1972, dega e Pikturës.

Gjatë karrierës së tij artistike ka fituar shumë çmime ku veçohen:
– Çmimi i parë për pikturë në Podgoricë,
– Çmimin për pikturë nga Sekretariati Republikan për Arsim, Shkencës dhe Kulturë i Malit të Zi,
– Çmimi “19 Dhjetori” në Podgoricë për punën artistike e arsimore.
Ka jetuar e punuar në Podgoricë. /Malesia.Org/

Furra Tahiri