Mbas Katarit, Shqipëria fiton edhe me Iranin

Kombëtarja e Shqipërisë ka fituar në një ndeshje të fortë përballe Iranit me rezultatin 1-0.

Gianni De Biasi po e krijon një përfaqësuese shqiptare të denjë. Kështu së paku duket në ndeshjet miqësore që Shqipëria po i zhvillon. Pasi mposhti Katarin, Shqipëria ka mposhtur edhe Iranin në miqësoren që u zhvillua në Stamboll.

Loja ndonëse miqësore ka qenë e shumë e fortë deri në ashpërsi persa i përket disa ndërhyrjeve sidomos të mbrojtësve iranian.

Pjesa e parë është zhvilluar me kujdes dhe nuk është shënuar asnjë gol duke regjistruar gjithçka ne 0-0.

Në pjesën e dytë loja sulmuese e Shqipërisë rritet dhe pas presingut të tyre Emiliano Vila del ne pozicion gjuajtje rreth 18 metra duke shënuar një eurogol të vërtetë.

Loja e mbetur nuk solli ndryshim në rezultat por fiksoi fitoren tonë 1-0 e cila është e dyta brenda katër ditësh, pas 2-1 përballe Katarit në Madrid. /Malesia.Org/

Furra Tahiri