Hapja e Urës në Dobrcin (Foto + Video)

Ata cfarë bënë Cemaket dhe ndërtuesit ishte në nivel, ndërkaq ata cfarë e bënë pushtetarët ishte skandaloze

Më 07.06.2012 u bë hapja solemne Urës në Dobërcin – Cem të Selishtit, të cilën e hapi Kryebashkiaku i Podgoricës Miomir Mugosha, si dhe Kryetari i Komunës urbane të Tuzit Fran Lulgjuraj. Edhe pse merita për ndërtimin e sajë nuk u takon këtyre strukturave, por faktikisht qytetarëve të cilët me protestë e shtynë Kryeqytetin të kryejnë këtë investim i cili ishte më se i nevojshëm, sepse prej Dinoshet e deri në kufi me Shqipëri është Ura e vetme që e ka ndërtuar shteti dhe qyteti me paret e veta, e të gjitha tjerat i kanë ndërtuar vetë qytetarët. Gjatë procesit dhe përgatitjes për hapje, atmosferën e percolli një skandal, meqënëse Kryeqyteti ishte përkujdesur që në pllato të gjinden flamuri i Malit të Zi dhe I Komunës Podgorices, por jo edhe ai shqiptarë, ndërsa banoret vendali të cilët janë 100% shqiptare, protestuan dhe sollën edhe flamurin shqiptare. Në moment që erdhi flamuri shqiptar, sekretarja e Kryebashkiakut vëndosi, natyrisht me urrna prej lart, që të hjekin edhe flamurin malazias edhe flamurin e Kryeqytetit kështu që aktiviteti u zhvillua pa flamur fare.

Eshte e çuditshme se si Kreu i Komunës urbane të Tuzit, pranon një skandal të tillë, që për inat që ndjen pushtetari malazias ndaj flamurit shqiptarë, krejt aktiviteti të zhvillohet pa simbole as shtetërore as kombëtare.

Të pranishmit e vlerësuan se për shqiptarët ishte fitore se faktikisht “me ardhjen e shqiponjës, sorra iku”, siç tha Nikollë Camaj kryetarë i Lidhjes Demokratike për Malësi.

Një skandal tjetër që po ashtu vërehet dhe që e kallëzon qëndrimin e pushtetarëve malazias ndaj shqiptarëve është se shënja pranë urës është e vëndosur vetem në gjuhën malazeze “Rijeka Cjevna’’, e jo edhe “Lumi Cem’’.

Në fjalimet që i patën edhe Kryetari i Bashkësisë lokale edhe Kryetari i Komunës urbane edhe Kryebashkiaku, vetem mund të ndëgjonim bisedime promovuase politike, premtime për ndërtime dhe investime megallomane që do ti bëjnë gjatë këtij vitit, çka deshmon se jemi në vitin e zgjedhjeve dhe DPS-i, me Kreun e vet në Malesi është ka përgatitet që edhe njëherë të ua plaçkisin votat malësoreve. Besojmë se malësorët kësaj herë do të jenë vigjilent dhe do të dinë të vleresojnë drejtë, se sidomos raporti me flamurin shqiptar sot dhe fakti se mbishkrimi është shkruar aty vetem në gjuhën serbe, deshmojnë se me kë kemi punë.

Urat duhen dhe ato punohën me parat tona dhe ato nuk guxojnë të jenë kurrësesi tregti e votave, andaj qytataret duhet të jenë të vetdishëm se pushteti dhe Podgorica nuk u ka dhuruar kurgjë përpos që u ka dhan ata që u tokon dhe ata që në fund të fundit e paguajnë me tatimet e veta.

Në ketë solemnitet përpos Kryebashkiakut Miomir Mugosha, ishin edhe zëvendësi i tij Vlladan Vucelic, si dhe zyrtar të tjerë të lartë të DPS-it dhe UDSH-së. Po ashtu i pranishëm ishte edhe Kryetari i Partisë Socialiste Popullore për Malësinë Kolë Lulgjuraj, ndërsa prej strukturave politike shqiptare, me ftes të vendasve, prezent ishte edhe Kryetari i Lidhjes Demokratike-Dega e Malësisë Nikollë Camaj. Vërejtja e Nikollë Camaj si i vetmi aktivist nga opozita ishte se ajo që ndodhi para hapjes vërtet ishte skandal i cili për mediet e pranishme Vendase dhe malazeze shprehi pakënaqësinë e vet me këtë skandal që e përcjelli inaugurimin e hapjes së Urës. Camaj po ashtu theksoi se të vetmit njerëz që meritojnë të u urohet hapja e Urës është Këshilli që ka organizuar protestat për ndërtimin e Urës dhe asesi Kryebashkiaku dhe Kryetari i Komunës urbane.

Për nderë të gjithë pjesëmarrësve Cemakët shtruan një sofër të begatshme që dëshmon për bujarinë e këtyre njerëzve, e këtyre burrave që dinë ti presin miqtë, pa marrë parasysh se nga vinë ata.

Albert Camaj

VIDEO 1VIDEO 2

Furra Tahiri