MALESIA PARTY 2012 (foto+video UPDATE)

Me sukses përfundoi edhe viti i dymbëdhjetë me radhë i “Malesia Party” zhvilluar mbrëmjen e 12 gushtit.
Mbrëmja jo vetëm se ishte “Malesia Party” më mirë zhvilluar deri më tani por sigurisht edhe evenimenti rinor (i muzikës elektronike) më i mirë i zhvilluar ndonjëherë në Tuz – Malësi.
Festa filloi në orën 21:00 me DJ Nicky B. ku më pas erdhi mysafiri special i mbrëmjes DJ Vin Veli nga Tirana i cili është edhe njëri ndër dixhejet më të kërkuar në Shqipëri.
Atmosfera ishte në nivel, ku më së 700 adhurues të muzikës elektronike dhe komerciale festuan dhe kërcyen deri në përfundimin e kësaj mbrëmje, në ora 2 pas nate.
Një surprizë të cilën nuk e kishim parashikuar ishte edhe një DJ femër nga Ukraina (DJ Katty Esskimo) e cila gjendej aty rastësisht. Ajo gjithashtu luajti muzikë për disa minuta.

Falënderojmë Shoqatën “Dedë Gjo’ Luli” nga New York-u dhe Auto Pjesë ALCRO nga Tuzi të cilët me mbështetjen e tyre na ndihmuan të mbulojmë një pjesë të shpenzimeve të këtij evenimenti. Gjithashtu falënderojmë pronarin e Main Sreet, Vilson Ujkaj i cili na ndihmoj organizimin.

Faleminderit të gjithë atyre që erdhën dhe e zbukuruan këtë natë, posaçërisht anëtareve të stafit për punën e tyre të shkëlqyer.
Mirupafshim në MP 2013.

Stafi MALESIA.ORG

FOTOGRAFITË


Falenderojmë TV Boin për këtë video

Furra Tahiri