Përzgjedhësi i përfaqësueses së Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, ka mbetur i mahnitur me tifozerinë shqiptare të mbledhur në Swisspor Arena të Luzernit.
Zvicra shënoi fitore 2-0 ndaj Shqipërisë në ndeshjen e dytë kualifikuese për Botërorin 2014, por trajneri gjerman mendon se kuqezinjtë pavarësisht humbjes kanë kualitet dhe mund ta kalojnë grupin për të arritur në Botëror.
“Shqiptarët njerëz të mrekullueshëm, kur dëgjova se në Luzern ndodhen rreth 12000 shqiptarë nuk ju besova dhe qesha. Kur u afrova afër stadiumit mbeta pa fjalë, 12000 tifozë nuk udhëtojnë në një shtet tjetër për të parë Gjermaninë, Anglinë apo Brazilin”.
“Ishte një atmosferë e jashtëzakonshme, ata janë njerëz të qejfit. Pastaj në stadium, përfundimisht ndër tifozëritë më të zjarrta që kam parë”.
“Shaqiri shënoi kundër kombit të tij, megjithëse tek goli ai e gjuajti shumë keq, fati jonë që portieri nuk e arriti. Ai u ndje keq pas golit, unë do t’i qëndroj afër!”.
“Xhaka përsëri në fund, nuk e di a e bëri vetë apo e kishte nga emocionet. 12 mijë tifozë janë shumë për një 20 vjeçar gjithsesi ata po luanin kundër kombit të tyre dhe ne fituam”.
“Shqipëria ka shanse reale të kalojë grupet, nuk e di pse nuk investohet në atë vend. Pas kësaj ndeshje, kam dëshire ta vizitoj në të ardhmen”, ka thënë Hitzfield për mediat zvicerane./Kohasport/Telegrafi/