Gjonajt e Reçit, një shembull i integrimit të suksesshëm – nga Gjekë Gjonaj

Kanë kaluar  dyzetë e ca vjet kur familja Gjonaj nga fshati Reç i  komunës së  Ulqinit, buzë lumit Buna,  mori rrugën e mërgimit për në tokën e premtuar Shtete të Bashkuara të Amerikës, duke  lënë  vendlindjen, për të zbuluar  një kontinet të ri, për të cilin kishin dëgjuar se  është një vend i begatë i cili pranon njerëz të varfër nga i gjithë globi.

Gjonajt, si shumë ermigrantë të tjerë shqiptarë nga Mali i Zi, shkuan dhe ia dolën me sukses  në tokën e shpresës, në tokën e mundësisë, në tokën  e  demokracisë së botës së qytetëruar, ku  iu dha   mundësia   që t’i shpalosin  dhe t’i venë në jetë aftësitë e tyre fizike dhe mendore.

Njerëz të punës 

Bashkëbiseduesi ynë, mërgimtari  Lazër Gjonaj ( 62 vjeç), me të cilin një ditë shtatori  të bukur me diell  vizituam fshatin e tij të lindjes, shtëpinë ( kullën dykatëshe)  tashmë të vjetëruar, e lënë në mëshirën e kohës, pa dyer e dritare, pa pullaz, e braktisur,   e vetmuar,  pa asnjë banorë të saj,  kishën katolike   brenda mureve të së cilës ndodhen   varrezat e bukura të fshatit,   ku prehen  të parët e tij dhe shumë reçasë të tjerë si   dhe objektin e sapofilluar   për nevojat e  reçasve, në vlerë prej afro 70 mijë dollarë amerikanë. Ulur në dy karrige të bardha nga plastika , nën hijen dhe flladin e një lisi pranë kishës së  Reçit, filluam  bisedën.

Lazër Gjonaj

“  Familja ime, babai Kola, nëna Pashka dhe motra Nevenka, pas tre muajsh qëndrimi  në Itali,  emigroi në qytein njujorkez- Bronks, në vitin 1970.  Fillimisht u strehuam te axhat Frani e Loroja, të cilët kishin emigruar  para nesh.  Gjëja e parë që kërkuan, pasi arritëm në kryeqytetin e botës në  Nju-Jork, ishte puna fizike, sepse e dinim se pa punë nuk mund të mbajmë familjen. Fillova  të punoj punët më të rënda, që nuk i kisha punuar ndonjëherë më parë në vendlindje si djalosh atëherë 21 vjeç. Nuk  u kënaqa vetëm me punën 15 vjeçare në turnin e ditës në pastrime, në kompaninë e njohur   të Rrok Felerit.  Vazhdova të punoj 25 vjet si udhëheqës i grupit prej 280 meshkujsh dhe 110 femrash edhe  në turnin e natës, ku fillimisht jam  paguar 90, kurse së fudmi  975 dollarë në javë.  Pas  katër dekadash  pune të lodhshme  në këtë kompani tani gëzoj pensionin nga i cili jetoj mirë“,  shprehet Lazri.

Erdhën emigrantë  e u bënë milionerë

Brezi i vjetër i  Gjonajve,ndonëse   pa ndonjë përgaditje shkollore, me zgjuarësinë e tyre natyrore dhe  me aftësinë e tyre fizike , arritën  me kohë  ta kuptojnë se  në Amerikë pa shkollë nuk mund të ecësh përpara,  prandaj fëmijët e tyre i drejtuan në shkolla.   Të etur për dije    këta të rinj me fat  shqiptaro-amerikan  arrijtën të diplomojnë në universetite të ndryshme  prestigjioze të Amerikës, duke u integruar suksesshëm në  shoqërinë amerikane.  Në mesin e tyre ka shumë intelektual të profesioneve të ndryshme  që    kanë bërë emër në  shumë fusha. Këta njerëz   që ditën të përshtaten shumë mirë në jetën e re amerikane, të dhënë pas shkollimit dhe biznesit  falë punës  dhe aftësisë   arrijtën të pasurohen . Askush nuk mund të thotë  se  sa llogaritet pasuria e  Gjonajve të Reçit në Amerikë, por  ka shumë njerëz që më kanë thënë se  ata janë  fisi më i pasur nga radhët e shqiptarëve të komunës së Ulqinit në Nju-jork dhe se janë ndër të  paktët emigrantë  shqiptarë që kanë ditur të shfrytëzojnë oportunitetet që të jep Amerika. Erdhën emigrantë e u bënë milionerë. Megjithatë  kapitalin e vet  të fituar me shumë mund në dhe të huaj, nuk e kursyen vetëm për vete. Donacionet e shumta të kësaj familje  në Nju-Jork  dhe vendlindje janë  vepër shembullore dhe humanitare.

Mark Gjonaj,  bëri histori

Mark Gjonaj me familje

Nëse komuniteti shqiptaro-amerikan sot ka një figurë që e njohin dhe e nderojnë të gjithë ai është padyshim Mark Gjonaj, i lindur në Nju-Jork, i cili e flet shqipen e mësuar, siç ka deklaruar ai për mediat amerikane, nga gjyshërit.   I njohur deri  më tani si  biznesmen i suksesshëm, pronar i qindra apartamenteve, shitblerës patundshmërisë dhe ndër aktivistët më të sukseshëm shqiptaro-amerikan, ndërsa sot arrijti të bëjë histori në politikën amerikane. Në zgjedhjet zyrtare të 13 shtatorit për garën fillimore për Partinë Demokratike në Ansamblenë e Nju-Jorkut në  Qarkun  80-të, me reth 160 mijë banorë,  sfidoi bindshëm me meritë    rivalët politkë me më shumë përvojë politike se ai, duke u bërë , me sa unë kam informacion, shqiptari i parë që fiton në zgjedhje shtetërore në Nju-Jork, si anëtar i ansamblesë së qytetit mbas ish kongresmenit  republikan Joseph DioGuardi ( arbëresh nga jugu i Italisë), president i lobit të parë shqiptar në  SHBA ( Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane).

Krenar që janë shqiptar

Edhe pse  Gjonajt nga Reçi i Ulqinit   kanë shkuar  kaherë në gurbet gjithmonë e ruajtën gjuhën  dhe kombin e vet. Lidhja e fortë familjare, afërsia ndaj njëri-tjetrit, dashuria ndaj gjuhës,  ndaj kombit e  vendlindjes së tyre,  respekti reciprok,  vlerat njerëzore, edukata e shëndosh, ndikuan që  ata të  ndjehen krenar se janë shqiptar. „Jemi shqiptar dhe shqiptar do të vdesim“,  më tha  zëshëm Lazër Gjonaj, i cili  të nesërmen e  shoqërimit të tij të parë me  mua në Ulqin, udhëtoi për në Nju-Jork, me premtimin se  së shpejti do të takohemi përsëri në  vendlindjen e tij, për të  vazhduar bisedën aty ku  mbetëm.  Lazri në ndarje më dhuroi  fotografinë e prindërve të  tij,  të vveshur në kostumin kombëtar,  nga e cila më la të kuptoj   gatishmërinë dhe përkushtimin e plotë të familjes  Gjonaj  në   ruajtjen e vlerave kombëtare dhe të trashëgimisë sonë kulturore  dhe përcjelljen e këtyre vlerave   nga brezi në brez.

Furra Tahiri

4 Comments

  1. Lavdi I qofte keti shqiptari .
    Po ku Jane malsort e malsis, ata vech kokorisen e vo nuk bejne.
    Te lumte Mark ,dashte zoti e nuk ndalon deri ne institucjonet ma te Larta te amerikes. Ky burre nuk debaton si do G****a e G****a ky vepron, merrni pak shembull ju te perme ndurit me shoke tjere

  2. Urimet më të mira familjes Gjonaj. Jam i bindur se me urimin tim janë me mijra malësor e qindramijra e miliona shqiptar brenda trojeve tona e anëmbanë botës, për vlerat e padiskutuara që ka kjo familje çka e tregoj edhe vlerësimi i zgjedhjeve të shtatorit 2012 duke i dhënë Markut mundësinë e të qënurit anëtarë i asamblesë së Nju Yorkut. Me mirënjohje dhe urime të mëtejshme vetë z. Mark dhe gjithë Familjes Gjonaj. Nga Sytki Ndrecaj

  3. Sa krenar ndihemi kure mesojme fakte te tilla, per shqiptaret tane, te cilet tregojne realisht fismikerin e races ilire, e till eshte dhe familja Gjonaj.,ndaj ju themi nje faleminderit te madhe, samali i taraboshit.

Comments are closed.