Ministri serb pritet me protesta në Tiranë

Në orët e pasditës ka mbërritur në Tiranë Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivan Mrkic, i cili nis nesër agjendën e tij me personalitetet më të larta të shtetit shqiptar. Në aeroportin e Rinasit, Mrkic është pritur nga një protestë e Alencës “Kuq e Zi”.

Protestuesit shpalosën një pankartë ku shkruhej “Kosova është Shqipëri”.

Aleanca “Kuq e Zi” ka deklaruar edhe më pare që shteti shqiptar duhet të kushtëzojë çdo marrëdhënie me Serbinë me njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Nesër Mrkic do të pritet nga Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Panariti. Pas këtij takimi të dy ministrat do të nënshkruajnë Marrëveshjen për njohjen e diplomave universitare të studentëve nga Lugina e Preshevës, të cilët studiojnë në shkollat e larta të Shqipërisë, transmeton RTK.

Gjithashtu, ministri serb do të pritet në një takim edhe nga kryeministri Sali Berisha.
AKZ paralajmëroj protesta edhe për neser para kryeministrisë.

4 Comments

  1. Mir asht prti zbutur marllanjet me fqinjet por nlu vlla ne poe duem pagjen vetem ne favorr Shqiptar ju lutem.

  2. Pse si paten protestua ministrit te jashtem te bashkesis srbi mal i zi VUK DRASHKOVIQ kur edhe ambasadori i bashkesis isht shqiptar bile malsor?

Comments are closed.